Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Kopshti Botanik në duart e Bashkisë, Boçi del në mbrojtje të pronës publike: Aferë korruptive, në kundërshtim me Ligjin e Arsimit të Lartë

Shkruar nga Newsbomb

Ish-deputeti i PD Luçiano Boçi u shfaq para mediave në Kopshtin Botanik të Tiranës bashkë me anëtarë të Këshillit Studentor për të denoncuar tjetërsimin e kësaj pronë në zonën e Fakultetit të Shkencave të Natyrës.

Para kamerave, Boçi e konsideroi këtë veprim të Bashkisë së kryeqytetit dhe qeverisë si ‘’grabitje’’ dhe në kundërshtim të plotë me Ligjin e Arsimit të Lartë.

"VKM-ja është në kundërshtim tërësor me kushtetutën dhe me Ligjin e Arsimit të Lartë, por edhe me Statutin e Universitetit të Tiranës, që rregullon pronësinë. Në një vend normal, me Gjykatë Kushtetuese, ky vendim do ankimohesh dhe do rrëzohesh, por sigurisht jemi në një vend anormal, pa Gjykatë të Lartë, pa Gjykatë Kushtetuese, dhe pushtetarët bëjnë çfarë u do qejfi. Vetë Ligji i Arsimit të Lartë përcakton qartë se pronësia e pronave të universitetit nuk mund të transferohet në institucione të tjera, por duhet të ruajë destinacionin e paracaktuar. Vetë Statuti e shpreh qartë, duke u mbështetur në ligj", tha ish-deputeti.

DEKLARATA E PLOTE:

Jemi këtu së bashku me përfaqësues të Këshillit Studentor për të denoncuar grabitjen e radhës, rrëmbimin e pronës publike të Universitetit të Tiranës, me Kopshtin Botanik, nga dyshja Rama-Veliaj.

Ky rrëmbim, kjo grabitje që regjistron sot një rekord tjetër të zi, është bërë krejt në kundërshtim me vullnetin dhe dëshirën e Dekanatit, të vetë Rektoratit, por edhe të studentëve. Kjo hapësirë e madhe, gjigante, 15 hektarë, rrezikon të shndërrohet në lavatriçen gjigante, ku Edi Rama dhe krimi kërkojnë të lajnë, të shpëlajnë paratë e tyre të drogës, të korrupsionit, dhe ta mbushin këtë vend, perlë për nga bukuritë natyrore, me kullat shumëkatëshe.

Është një aferë e pastër korruptive, për interesa klienteliste. Vendimi i marrë nga Rama dhe Veliaj godet dhe cënon autonominë financiare të Universitetit, dhe lirinë akademike. Ai është një atentat që i bëhet procesit akademik, por edhe kërkimit shkencor. Pa bazën eksperimentale, siç është Kopshti Botanik, shumë degë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës nuk mund të transmetojnë as dijen e domosdoshme tek studentët dhe nuk mund të bëjnë as kërkimin e thelluar shkencor.

Kjo VKM, nga pikëpamja se si është parashtruar se si është ndërmarrë, u ngjason atyre vendimeve e ndryshimeve ligjore, që pasuan prishjen e Bulevardit, që shkatërruan Stadiumin Kombëtar dhe tentojnë sot të prishin Teatrin. Janë të ngjashme si dy pika uji, sepse qëllimi kryesor i tyre është betonizimi i Tiranës dhe plotësimi i interesave milionëshe – 200 milionëshe është tek Teatri – milionat e tjerë vijnë tek Kopshti Botanik, sikurse milionat e tjerë janë të shpërndara në aferat e rrugëve të florinjta. Kjo është filozofia e drejtimit dhe e shfrytëzimit të pronës publike që ka instaluar Rama.

VKM-ja është në kundërshtim tërësor me kushtetutën dhe me Ligjin e Arsimit të Lartë, por edhe me Statutin e Universitetit të Tiranës, që rregullon pronësinë. Në një vend normal, me Gjykatë Kushtetuese, ky vendim do ankimohesh dhe do rrëzohesh, por sigurisht jemi në një vend anormal, pa Gjykatë të Lartë, pa Gjykatë Kushtetuese, dhe pushtetarët bëjnë çfarë u do qejfi. Vetë Ligji i Arsimit të Lartë përcakton qartë se pronësia e pronave të universitetit nuk mund të transferohet në institucione të tjera, por duhet të ruajë destinacionin e paracaktuar. Vetë Statuti e shpreh qartë, duke u mbështetur në ligj.

Ndërkohë Bashkia justifikohet për zhvillimin e zonës, gjë që nuk qendron, sepse Ligji i Arsimit të Lartë, i lejon Bashkisë së Tiranës, madje i lutet, e kërkon këtë gjë nga bashkia e Tiranës, që ajo të bëhet kontributore me 10 % në buxhetin afatmesëm të Universitetit, dhe në bazë të këtij buxhetimi, shumë shpejt, shumë kollaj, ajo mund ta zhvillojë zonën, duke mos transferuar pronësinë. Ky fakt dëshmon qartazi se këtu është një tentativë për zaptim, për pushtim territori, të pronës publike, të pronës së universitetit, për ta mbjellë me kullat e korrupsionit, siç është bërë kudi me hapësirën publike në Tiranë.

Unë kam një thirrje, do të ftoja të gjithë pedagogët, studentët, por edhe qytetarët, t’i themi ndal dhe ta pengojmë këtë grabitje dhe këtë zhvatje në mes të ditës, e cila është bërë pa dijeninë e studentëe, dhe është gjetur edhe momenti. Jo më kot vendime të tilla, sikurse ka edhe vendime të tjera të ngjashme, merren në pikun e sezonit të pushimeve, për të larguar vëmendjen e studentëve, të pedagogëve e të qytetarëve, nga këto veprime. Ne do të jemi në krah të pedagogëve, studentëve dhe qytetarëve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese