Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kopshtar në fabrikë kanabisi, arrestohet shqiptari në Britani (EMRI-FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
Kopshtar në fabrikë kanabisi, arrestohet shqiptari në Britani

Babai i dy fëmijëve i cili u largua nga Shqipëria pasi u kërcënua për një mosmarrëveshje mbi tokën është arrestuar së fundmi në një fabrikë masive kanabisi pranë Witney .

Mediat e huaja bëjnë me dije se Adhurim Hoxha ka rënë në prangat e policisë pasi pranë vendin ku punonte i janë gjetur 1000 deri në 2000 bimë kanabis.

Brenda ndërtesës ku rriteshin bimët policia arriti të sekuestronte dhe frigoriferë, kompjutera dhe shtretër.

Policia bastisi njësinë industriale në Avenue Three më 15 qershor pasi vendasit raportuan se kishin nuhatur drogën.

41-vjeçari Hoxha u dënua nga gjyqtari Michael Gledhill me dy vite burg pasi sipas tij ai ishte në dijeni të gjithë asaj çfarë po ndodhte brenda ndërtesës, ndonëse Hoxha deklaroi se pranë asaj shtëpie ishte thjesht kopshtar.

Avokati i Hoxhës gjatë seancës deklaroi se klienti i tij kishte ardhur në Mbretërinë e Bashkuar në dhjetor të 2020 pasi kishte marrë disa kërcënime për një mosmarrëveshje toke. 

Babai i dy fëmijëve, i cili la gruan dhe fëmijët e tij në Shqipëri, e kishte lënë shkollën në moshën 16-vjeçare dhe më pas punoi një seri pune të rëndomta.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll