SKANDAL/ Mësuesja “rreh” fëmijën para klasës. Nikolla premtoi reformë
Një skandal në një nga shkollat fillore në Shqipëri. Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku shihet një mësuese e shkollës fillore që në mënyrë brutale, çnjerëzore, rreh një nxënës të klasës së saj.
Dhe gjuha e përdorur nga mesuesja është po ashtu skandaloze.
“Ça është ky muhabet, mor? Ça është? Ça është ky muhabet” dëgjohet mësuesja që rreh nxënësin.
Administratorët e “Jeta osht Qef” e kanë hedhur këtë video dhe thonë se është rregjistruar në një nga shkollat fillore në Koplik.
Gjithsesi i takon Ministrisë së Arsimit që të gjejë shkollën dhe mësuesen. Duket se video është regjistruar tani në dimër, edhe për shkak të palltove.
Të shpresojmë që autoritetet e Ministrisë së Arsimit të mos dalin e të thonë se kjo video nuk u përket qeverisjes së tyre, ashtu sikurse ndodhi me skandalin në QSUT. Kurdo të jetë regjistruar video, përgjegjësja, pra mësuesja, duhet të ndëshkohet fort.
Çështja e sjelljes së mësuesve në shkolla është kthyer në një problem. Edhe pse Lindita Nikolla pretendon për testim të mësuesve dhe rritje të cilësisë së mësimdhënies, këto pamje tregojnë të kundërtën. Kliko këtu për të parë videon