Tirana
scattered clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
32 %
6.2kmh
40 %
Mar
10 °
Mër
9 °
Enj
11 °
Pre
11 °
Sht
10 °
E martë, 31 Janar, 2023

‘Kopjen e parë e mora vetë’, Basha flet për librin e tij: Është hapi i parë nga gjithë ç’ka kam marrë përsipër të bëj

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i PD, Lulzim Basha ka zbuluar sot se kush e mori kopjen e parë të librit të tij ‘’Misioni im’’, sapo u botua.

I ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’ ai tha se kopja e parë i ka ardhur vetë atij pasi kishte kthyer nga një aktivitet politik.

Basha: Shikoni kopjen e botuar tё librit. Ma sollën sapo ishte botuar nё fakt, sapo isha kthyer nga njё aktivitet politik.

Më tej Basha thotë se libri i tij është vetëm hapi i parë që po hedh ai drejt asaj që ka marrë përsipër për t’i dhënë Shqipërisë një qeverisje me fytyrë njerëzore, qasje të re në politikë apo ringjallje të ekonomisë.

Pyetje: A keni marrë reagime për librin?

Basha: Kam marrë shumë mesazhe dhe i jam shumë mirënjohës disa prej tyre, që s’i kam takuar. E marr me mirënjohje këtë reagim se tregon që ka patur interes për librin. Ky libër vjen në një moment të veçantë një zgjedhje të madhe që duhet të bëjnë shqiptarët në 25 prill. Është hapi i parë nga gjithë ajo që kam marrë përsipër të bëj. Një parakusht për suksesin e shoqërisë së kombit dhe zgjimin kombëtar të ekonomisë. Këto janë disa nga motivet që përshkojnë librin tim.

Më shumë


spot_img








spot_img