Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
54 %
2.1kmh
0 %
Enj
40 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
35 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Koordinatori i PD që i vendosën tritol në shtëpi: Përveç denoncimeve politike, s’kemi asnjë konflikt në Shijak

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ilgnor Vora, koordinator i PD në Shijak të cilit i vendosën tritol në derën e shtëpisë gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme, thotë se nuk ka konflikte me asnjë. As ai dhe as familjarët e tij, përveç denoncimeve politike që ai ka bërë.

Vora u shpreh se nuk ka asnjë dijeni për pistat e hetimit të uniformave blu.

“Çdo gjë është e qartë, një tritol ka shpërthyer në derën e banesës ku ne banojmë, rreth orës 21:50. Ka shpërthyer një lëndë plasëse me fitil të ndezur. Deri tani nuk dimë asgjë sa i përket pistës së hetimit që po heton policia. Pjesën e politikës ushtroj gjatë tre viteve si kryetar i qytetit të Shijakut. Presim përgjigjen e policisë së shtetit. Vëllai im është 16 vjeç.

Kam vite që jetoj në qytetin e Shijakut qëkur kam lindur dhe konflikte nuk kam pasur me askënd, përveç denoncimeve tona politike, por që duhet të presim akoma. Jemi një familje shumë e madhe, 12 persona në një apartament. Jemi të gjithë bashkë me vëllain e madh me gjithë fëmijët e vegjël”, ka thënë Ilgnor Vora për mediat, pas dëshmisë në Polici.

Më shumë

spot_img
spot_img