Hapësire reklamuese

Politikë

Kontrolli në shtëpitë e 3 gjyqtarëve të Dritan Dajtit, reagon Rama: U thye miti 30 vjeçar i paprekshmërisë së kriminelëve

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për kontrollin në banesat e 3 gjyqtarëve të cilët rrëzuan dënimin me burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin.

Me anë të një postimi në Twitter, Rama ka përgëzuar Policinë e Shtetit që thyen mitin 30 vjeçar të paprekshmërisë absolute të kriminelëve me toga të zeza.

'Faleminderit me një përulje të thellë shërbëtorëve të shtetit që thyen mitin 30 vjeçar të paprekshmërisë absolute të kriminelëve me toga të zeza. Duke u treguar vrasësve të drejtësisë për 4 policët e vrarë se koha e të paprekshmëve po mbaron,shteti sot ka hyrë në një fazë të re', shkruan Rama.

LEXO EDHE: https://www.newsbomb.al/kontrolli-ne-shtepite-e-3-gjyqtareve-te-dritan-dajtit-policia-e-shtetit-kemi-gjetur-municione-mijera-euro-dhe-prova-te-tjera-152848

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.