Hapësire reklamuese


Aktualitet

Kontrolli në shtëpinë e Beqajt, avokati: I është sekuestruar telefoni dhe kompjuteri

Shkruar nga Newsbomb
Kontrolli në shtëpinë e Beqajt, avokati: I është

Ermal Yzeiraj, avokati i ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj ka folur për media në lidhje me kontrollet që ushtroi policia dhe BKH në shëpinë e ish-ministrit.

Ai preferoi mos fliste shumë për media, por tha se në shtëpinë e ish-ministrit janë sekuestruar telefonat dhe kompjuterat e Ilir Beqajt dhe bashkëshortes së tij.

“Se çfarë lidhje ka dhe nëse këto lidhje përbëjnë elementë të veprës penale, këtë duhet ta faktojë Prokuroria. Di që janë sekuestruar kompjutera dhe celularët. Te të gjithë personat janë sekuestruar të gjitha materialet, si telefonat, kompjuterat.  Vendimi i Gjykatës flet për përgjime ambientale. Kam dijeni për kontrollin në banesën e Beqaj. Besoj se po të ishte regjistruar statusin do e jepnin zyrtarisht, nuk e ka marrë këtë status. Ekziston një person tjetër që është në hetim. Hetimi flet për përgjime ambientale dhe telefonike.”, tha avokati.

Lexo edhe: Beqaj në SPAK, flet për kontrollin në banesë: S’kam interes ndaj “Delta Pharma”

Pak më parë edhe Beqaj foli në lidhje me këto hetime pas paraqitjes në SPAK. Ai u shpreh se nuk ka dhe nuk ka pasur interes ndaj asnjë kompanie farmaceotike.

Kujtojmë që Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë nisur prej pasdites së djeshme një numër kontrollesh në shtëpitë e ish-ministrit Ilir Beqaj, ato të punonjësve të tij, si dhe në disa kompani farmaceutike me lidhje të tërthorta me familjen Beqaj.

Bëhet fjalë për kompanitë farmaceutike “Delta Pharma”, “Avicena”  dhe “Ditë e Natë”, në të cilat agjentët e BKH-së po kërkojnë për prova që lidhen me ish-ministrin Ilir Beqaj. Ky i fundit është marrë ditë më parë zyrtarisht i pandehur.

Dyshimet janë se kompanitë në zotërim të bashkëshortes apo punonjësve të ish-ministrit janë të lidhura me tre kompanitë e mësipërme, të cilat kanë fituar një numër tenderash në shëndetësi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese