
Ndeshja derbi mes Partizanit dhe Tiranës fillon në orën 19:00, ndërkohë dy tifozeritë janë nisur drejt stadiumit ‘Air Albania’ ku dhe do të zhvillohet derbi.
Ndeshja më e rëndësishme e Kategorisë Superiore starton në 19:00 dhe policia ka marrë masa të rrepta sigurie dhe kontrolle të rrepta.
Siç raporton A2CNN Albania, uniformat blu kanë marrë masa të rrepta duke bërë kontrolle të specializuara me qen anti-eksploziv.
Siç duket edhe nga foto, kontrollet kanë nisur dy orë përpara fillimit të ndeshjes më të rëndësishme të Kategorisë Superiore.
Mbarëvajtja e rregullt e kësaj sfide, duket se është në prioritetin e Policisë. Numri i madh i tifozëve, ka shtyrë forcat e rendit që të forcojnë masat e sigurisë.