Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kontrolle të befasishme në lokale, ARRESTOHEN 2 persona (EMRA-VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb

Në vijim të zbatimit të planit të masave për "Kontrollin e territorit , parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale", policia e Divjakës e mbështetur nga FNSH kanë bërë të mundur kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim.

1.Dionis Gjini, 25 vjeç, banues në Divjakë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale "Mashtrim" dhe "Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë", parashikuar nga Nenet 143 dhe 242  të Kodit Penal.

2.Eris Mëhilli, 28 vjeç, banues në Divjakë.

Ky shtetas u ndalua për llogari të DVP Lezhë pasi ishte i shpallur në kërkim për veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor" parashikuar nga Neni 290/3 i Kodit Penal.

Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar këtë shtetas me 1 vit e 4 muaj burg.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.