Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kontrolle blic në Lezhë e Kurbin, sekuestrohen drogë, armë, municione dhe dylbi nate, në pranga një person

Shkruar nga Newsbomb

Gjatë kontrolleve blic në akset rrugore, në zona urbane dhe rurale për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë janë sekuestruar drogë, armë, municione dhe dylbi nate, si dhe është arrestuar një person.

Forcat policore të Lezhës dhe Kurbinit, në vijim të zbatimit të Planit të Masave për rritjen e parametrave të sigurisë, gjatë natës, kanë ushtruar kontrolle ku si rezultat arrestuan në flagrancë 25 vjeçarin me iniciale E.H., banues në Milot - Kurbin për veprën penale " Armëmbajtje pa leje" , si dhe proceduan penalisht 23 vjeçarin Rr.P., banues në Milot - Kurbin për veprën penale " Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve" , pasi janë ndaluar në hyrje të Lezhës kur po lëviznin me mjetin e tyre.

Shtetasit E.H. gjatë kontrollit të ushtruar kur është ndaluar me mjet iu gjetën 2 kapsolle detonatore me fitil zjarrpërcjellës si dhe gjatë kontrollit të banesës iu gjetën edhe 1 armë zjarri automatik, 115 fishekë model 56 & 54 dhe një palë dylbi.

Ndërsa shtetasit Rr.P. iu gjetën disa doza lëndë narkotike gjatë kontrollit të ushtruar kur është ndaluar me mjet.

Sakaq, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.

72390903_442702839695995_8102294656731054080_n.jpg

71942130_3263335863708392_2334133439101403136_n.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu