Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kontrolle me radarë në aksin Tiranë-Durrës, Policia heq 9 patenta dhe gjobit dhjetra të tjerë

Shkruar nga Newsbomb
Kontrolle me radarë në aksin Tiranë-Durrës, Policia heq 9

Policia vijon kontrollin me radarë në rrugën interurbane Tiranë – Durrës, për të bërë të mundur kështu prandalimin e aksidenteve.

Gjatë orëve të mbrëmjes si rezultat i monitorimit në rrugën interurbane Tiranë - Durrës-Tiranë janë pezulluar 9 leje drejtimi nga 1 deri në 3 muaj, për shpejtësi që varion nga 133 km/h deri në 147 km/h dhe masa administrative nga 6.000 lekë deri në 10.000 lekë të rinj.

Po gjatë monitorimit janë vendosur 24 masa administrative për shpejtësi mbi normat e lejuara, por pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit, vetëm me masë administrative deri në 4000 lekë të rij secilin prej tyre.

Njoftimi i plotë:

Në rrugën interurbane Tiranë - Durrës/Siguria Rrugore një ndër prioritet kryesore të Policisë së Shtetit.

Policia Rrugore e Tiranës ?  me radarë?, 24/7 për të parandaluar aksidentet rrugore.

Gjatë orëve të mbrëmjes si rezultat i monitorimit në rrugën interurbane Tiranë - Durrës-Tiranë janë pezulluar 9 leje drejtimi nga 1 deri në 3 muaj, për shpejtësi që varion nga 133 km/h deri në 147 km/h dhe masa administrative nga 6.000 lekë deri në 10.000 lekë të rinj.

Po gjatë monitorimit janë vendosur 24 masa administrative për shpejtësi mbi normat e lejuara, por pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit, vetëm me masë administrative deri në 4000 lekë të rij secilin prej tyre.

Ndërsa gjatë fundjavës shërbimet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, kanë organizuar kontrolle të shtuara në akset rrugore me “risk” për aksidente rrugore, si rezultat i shpejtësisë mbi normat e lejuara dhe zonat e njohura për konsumin e alkoolit në kryeqytet.

Nga kontrollet parandaluese, përgjatë fundjavës janë:

• Arrestuar 12 drejtues mjetesh në gjendje të dehur.

• Proceduar penalisht 5 drejtues mjetesh dhe motomjetesh të pa pajisur me leje drejtimi.

• Proceduar penalisht 2 drejtues mjetesh për korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Po gjatë fundjavës janë pezulluar 35 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara e për drejtim mjetin nën efektin e alkoolit.

Policia e Shtetit apelon për zbatim të rregullave të  qarkullimit rrugor për të mbritur në destinacion ? të sigurt dhe me patentë në xhep.

Në çdo aks rrugor, ka patrulla të Policisë Rrugore  me ????.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll