Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kontroll i befasishëm në burgje, gjendet celular në qelinë e të arrestuarit për grabitjen e miliona eurove në Rinas

Shkruar nga Newsbomb
Kontroll i befasishëm në burgje, gjendet celular në qelinë e

Një kontroll i befasishëm i ushtruar nga nga autoritetet e burgut në qelinë e Klement Çalës, ka zbuluar një celular të fshehur në dhomën e këtij të fundit. Klement Çala është i pandehur si një nga personat që kanë marrë pjesë në grabitjen e miliona eurove nga barku i avionit në Rinas.

Drejtoria e Burgjeve ka vendosur të kalojë Çalën në izolim për një periudhë 3 mujore, pasi ka thyer rregulloren duke marrë objekte të palejeuara në qeli. Tashmë, ai duhet të qëndrojë i vetëm për tre muaj.

Vetë Klement Çala ka kundërshtuar masën e dhënë dhe nesër do të mbahet një seancë, ku do të vlerësohet dënimi ndaj tij, nëse do të qëndrojë 3 muaj ose më pak në izolim, apo kjo masë do të pezullohet.  

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll