Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
2.6kmh
75 %
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
16 °
Hën
14 °
Mar
11 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Kontroll blic në Tiranë, “Shqiponjat” gjejnë dy pistoleta të fshehura në BMW-në e Mark Frrokut (VIDEO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy armë zjarri pistoleta janë gjetur të fshehura nga Policia e Tiranës në makinën e ish-deputetit Mark Frroku. Në momentin e kontrollit të mjetit model Seria 7, Mark Frroku nuk ndodhej në makinë dhe autorësinë e ka marrë shoferi i tij, shtetasi Albert Prendi.

“Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në bulevardin “Migjeni”, një shtetas po qarkullonte me armë zjarri në automjet, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Bulevardi”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: Albert Prendi, 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, ka njoftuar dje Policia e Tiranës, duke shpërndarë dhe videon e arrestimit të shoferit.

Ora News raporton se mjeti me targë AA008EJ është në pronësi të ish-deputetit Mark Frroku dhe ky i fundit në momentin e kontrollit të ushtruar në bulevardin “Migjeni”, nuk ishte i pranishëm. BMW seria 7 drejtohej nga shoferi personal, Albert Prendi.

38 vjeçari ka pranuar gjatë marrjes në pyetje se armët i përkisnin atij. Mirëpo, Policia Kriminale ka kërkuar kryerjen e ekspertimit balistik dhe daktiloskopik të pistoletave, për të mësuar nëse ato janë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale.

Dy armët e zjarrit janë gjetur në strukturën e brendshme të makinës dhe jo në trupin e shoferit Albert Prendi, ndaj Policia kërkon të zbulojë nëse ato i përkisnin realisht atij, apo janë përdorur nga persona të tjerë të cilët mund të kenë lënë dhe gjurmë.

Më shumë




spot_img








spot_img