Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka folur edhe për raportimet e fundit në media lidhur me një kontratë të re lobimi të firmosur këtë muaj nga PD në SHBA, me vlerë 40 mijë euro.
“E dinte se do dilja me një çështje të re në vijimësi të një problemi të vjetër, që ka të bëjë nga ana e PD për financimin, me letra jo me fjalë. Se si PD vazhdon të paguajë para zyrave të lobingut për të nxirë imazhin e Shqipërisë kur pak ditë nga na ndajnë nga një vendimmarrje shumë e rëndësishme. Dje u ka dërguar e-mail anëtarëve të Bundestagut se si kreu i grupit parlamentar të PS-së është përfshirë në një rast trafiku të parave”, u shpreh Balla gjatë deklaratës së tij.