Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kontradiktat e ekonomisë së kullëzimit

Shkruar nga Newsbomb
Kontradiktat e ekonomisë së kullëzimit

Nga Ola Xama

I ndustrializimi përveç të mirave që prodhoi në pikëpamjen e përmirësimit të cilësisë së jetës së njerëzimit, solli bashkë me to dhe një ‘thes të madh’ me sfida dhe probleme. Kriza e rritjes së papunësisë u amortizua me kalimin e viteve përmes ristrukturimit të sistemit të edukimit, ezaurimi i burimeve natyrore solli prodhimin e shkencave të reja të bazuara në modelin e ekonomisë qarkulluese, menaxhimi i mbetjeve mbetet ende një sfidë por dita-ditës vendet e zhvilluara marrin masa për të amortizuar kostot, ndërsa ndotja që deri dje ishte një dëm kolateral që prodhoi fuqizimi ekonomik sot është kthyer në një sfidë ku si këmbim ofrohet dhe rënia e fitimit.

Shqipëria ishte vendi që mësoi nga përvoja e shteteve të zhvilluara duke përqafuar modele të provuara, ndaj duket pa kuptim përsëritja e gabimeve që kanë bërë vende të tjera. Në vitin 2007 kriza globale në sektorin financiar pati pikënisjen nga flluska që krijoi tregu i pasurive të patundshtme. Rënia e aftësisë paguese të kredive krijoi një stok të madh të shtëpive që kaluan për menaxhim dhe shitje te tregu financiar, çka uli çmimin e tyre dhe epidemia u përhap dalëngadalë në të gjithë sistemin.

Në vitin 2007 në Shqipëri nuk ndodhi asgjë. As në vitin 2008. Të paktën me zhvillimet në tregun imobiliar. Dukuria e parë në vendin tonë pas krizës, ishte rritja e shpejtë e interesave të kredive, çka dalëngadalë dekurajoi blerësit dhe krijoi një stok total me apartamente të pashitura prej afërsisht 12 mijë. Ndërtuesit kërkuan ndihmën e autoriteteve shtetërore për të gjetur një zgjidhje, por pas disa viteve duket se ky problem u zhduk dhe industria e ndërtimit nisi një rritje ambicioze duke kapur sot një të dhjetën e prodhimit kombëtar të vendit.

LULËZIMI I NDËRTIMIT

Në harkun kohor të një dekade sektori i ndërtimit është rritur me 35%, ku bashkë me akvitetin e shitjeve të pasurive të patundshme kap vlerën e 2.5 miliard eurove në vit. Numri i lejeve të ndërtimit dhe sipërfaqeve që jepen për të ndërtuar çdo vit rritet. Gjatë 5 -vjeçarit të fundit janë miratuar leje për 10 milion metra katrorë sipërfaqe ndërtimi, të cilat kanë një vlerë investimi 4.1 miliard euro.

Shumica e lejeve të lëshuara gjatë këtij harku kohor, afërsisht 7 milion metra katrorë ndërtim, janë të përqëndruara në kryeqytet dhe një pjesë tjetër e zënë ndërtimet në zonat turistike bregdetare. Përvit e më shumë në Tiranë miratohen leje ndërtimi për objekte rezidenciale, kulla, qendra tregtare dhe hotele, të cilat kanë rritur me disa herë kapacitetet e banimit. Por pavarësisht ofertës së lartë që ka tregu, çmimet rriten në mënyrë konstante pa iu përgjigjur rregullit të parë në ekonomi që oferta e lartë prodhon konkurrencë dhe ul çmimet ose frenon rritjen e tyre. Sipas indeksit Fischer që publikon çdo gjashtë muaj Banka e Shqipërisë, çmimet e rezidencave të banimit në kryeqytet janë rritur mbi 40 % në 10-vjeçarin e fundit, ndërsa në gjysmën e parë të vitit 2023 rritja ishte me një normë 13.3% më shumë se një gjashtëmujor më parë.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e tridhjetë të Revistës Newsbomb.al, e cila ka dalë në treg prej datës 20 shkurt dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes…

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese