Tirana
overcast clouds
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
87 %
2.1kmh
100 %
Pre
11 °
Sht
11 °
Die
11 °
Hën
10 °
Mar
8 °
E premte, 27 Janar, 2023

Kontrabandë në Malin e Zi, Policia zbulon skafin dhe kap 88 kg drogë në Liqenin e Shkodrës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një sasi prej 88 kg drogë është kapur nga Policia në Malin e Zi, në një mjet lundures që vinte nga Shkodra. Sipas mediave fqinje, droga është kapur në tre thasë, ndërsa për autorët ende nuk ka informacion pasi kanë arritur të largohen.

Droga është kapur në kufirin mes dy shteteve, në fshatin Podhum.

Autoritetet malazeze duke përdorur pajisje speciale për vëzhgimin natën, kanë arritur të dallojnë personin që lëvizte me skaf në Liqenin e Shkodrës dhe në dorë mbante tre thasët me hashash, të cilët do ua dorëzonte disa personave të tjerë.

Dyshimet janë se dhe trafikantët e kanë dalluar që po ndiqeshin nga Policia dhe e kanë braktisur lëndën narkotike në pyll, duke u larguar vetë. Në një zonë të pyllëzuar në fshatin Podhum është gjetur sasisa prej 88 kg drogë, por asnjë shenjë nga autorët.

Më shumë


spot_img








spot_img