
Nga sot në burgjet e vendit nis aplikimi i regjimit të posaçëm "41-bis”, që parashikon izolimin e 270 të burgosurve të parë, të cilët dyshohet se mbajnë kontakte me botën e krimit jashtë qelisë.
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjina ndeklaroi se këtij regjimi do t’i nënshtrohen 270 të dënuar apo që janë në proces gjykimi, për shkak të dyshimeve se kanë kontakt me botën e jashtme.
Gjatë një konference ditën e djeshme ku mori pjesë edhe prokurori i Antimafias italiane, Federico Cafiero De Raho ministrja e Drejtësisë tha se janë marrë masa për rritjen e sigurisë në burgje dhe se prokurori sjell në vendin tonë eksperiencën italiane.
"Ky takim përkon me hyrjen e ndryshimeve të ligjit, ‘Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve’, ose të regjimit të posaçëm të sigurisë së lartë, i ashtuquajturi nga të gjithë neni ’41-bis’, pasi origjina e tij është pikërisht modeli italian ’41 bis'”, u shpreh dje Gjonaj.
Nga ana e tij Prokurori Italian i Antimafias Federrico De Raho shprehu mbështetjen për iniciativat e ndërmarra nga Ministrja e Drejtësisë dhe Qeveria Shqiptare për luftën kundër krimit të organizuar.
“Jam për të dytën herë brenda pak muajsh në Shqipëri për të dhënë mbështetjen, por edhe eskperiencën tonë në luftën që shteti shqiptar ka ndërmarrë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kjo konferencë e organizuar nga Ministria e Drejtësisë dëshmon edhe një herë angazhimin e ministres dhe të Qeverisë në të cilën ajo bën pjesë, për t’u përballur me me problemet e lidhura me luftën kundër mafies dhe korrupsionit”, është shprehur De Raho.