Hapësire reklamuese

Bota

Kontabilistët në Britani: Rishi Sunak, kryeministri më i pasur në historinë britanike

Shkruar nga Newsbomb
Kontabilistët në Britani: Rishi Sunak, kryeministri më i pasur

Kontabilistët në Britanin e Madhe kanë publikuar një raport ku tregon se Kryeministri britanik, Rishi Sunak ka paguar taksa më tepër pasi të ardhurat e tij janë më të larta se paga e tij zyrtare.

Raporti tregon se Rishi Sunak për vitin e kaluar, 2023 ka paguar 508,000 paund (641,000 dollarë) taksa.

Sunak është kryeministri më i pasur në historinë britanike për shkak të një kombinimi të karrierës së tij të mëparshme në shërbimet financiare dhe pasurisë së familjes së gruas së tij, babai i së cilës themeloi kompaninë indiane të IT Infosys.

Kryeministri britanik nuk e ka patur problem publikimin e taksave dhe as të pasurisë së tij sëbashku me bashkëshorten e tij. Sipas mediave britanike, raporti nga Evelyn Partners tregon shifrat e pasurisë së Sunak.

“Sunak fitoi 139,000 £ nga paga e tij si deputet, ministër i financave dhe kryeministër midis prillit 2022 dhe marsit 2023 dhe 2.1 milion £ nga investimet. 1.8 milion £ erdhën nga fitimet e kapitalit.”

Edhe pse Sunak nuk i kërkohet të japë detaje të të ardhurave të tij, ai pranoi ta bënte këtë në mënyrë që të ishte më transparent në lidhje me situatën e tij personale financiare.

Raporti nga Evelyn Partners, kontabilistët e kryeministrit britanik, thotë se të gjitha të ardhurat nga investimet dhe fitimet kapitale të Rishi Sunak lidhen me një fond të vetëm investimi amerikan.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese