Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
2.6kmh
100 %
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
4 °
Mar
4 °
E premte, 21 Janar, 2022

Kontabandonin automjete, arrestohen 3 persona në Kukës

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Kukësit ka arrestuar në flagrancë 3 shtetas që trafikonin dhe kontabandonin automjete dhe pjesë këmbimi.

Bëhet fjalë për shtetasit F.B., vjeç 45, S.M., vjeç 46, banues në Pobreg dhe Z.N., vjeç 42, banues në Gjegjan, Kukës.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në servisin e secilit prej tyre, u konstatuan mjete pa ju nënshtruar regjimit doganor, mjete të çregjistruara të blera pa asnjë faturë tatimore apo fletë shoqërimi, pa akt shitje e blerje, të cilat u bllokuan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Kukës.

Vijon puna për goditjen e aktivitetit të trafikimit dhe kontrabandimit të automjeteve dhe pjesëve të këmbimit. Arrestohen në flagrancë 3 shtetas.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në D.V.P. Kukës, në zbatim të plan operacionit për goditjen e aktivitetit të trafikimit dhe kontrabandimit të automjeteve dhe pjesëve të këmbimit, arrestuan në flagrancë 3 shtetas, si më poshtë:

-F.B., vjeç 45, banues në Kukës.

-S.M., vjeç 46, banues në Pobreg, Kukës.

-Z.N., vjeç 42, banues në Gjegjan, Kukës.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në servisin e secilit prej tyre, u konstatuan mjete pa ju nënshtruar regjimit doganor, mjete të çregjistruara të blera pa asnjë faturë tatimore apo fletë shoqërimi, pa akt shitje e blerje, të cilat u bllokuan në cilësinë e provës materiale.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img