Tirana
clear sky
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
65 %
1.5kmh
0 %
Mër
11 °
Enj
14 °
Pre
16 °
Sht
14 °
Die
16 °
E mërkurë, 29 Mars, 2023

Konsumuan lëndë helmuese aksidentalisht, burrë e grua përfundojnë në spital

Lajme të ngjashëm

Një çift bashkëshortësh në Pogradec kanë përfunduar në spital, pasi dyshohet se kanë pirë aksidentalisht lëndë kimike, helmuese.

Bëhet me dije se shtetasit B. O., rreth 42 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetasja V. O., rreth 40 vjeçe, banues në fshatin Blacë, Pogradec, tashmë ndodhen në kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i plotë:

Pogradec – Më datë 20.12.2022, në spitalin e Pogradecit kanë shkuar për mjekim shtetasi B. O., rreth 42 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetasja V. O., rreth 40 vjeçe, banues në fshatin Blacë, Pogradec, të cilët dyshohet se aksidentalisht kanë konsumuar lëndë kimike helmuese (herbicid).

Të dy këta shtetas ndodhen nën kujdesin e mjekëve.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më shumë