Hapësire reklamuese

Aktualitet

Konsumoi detergjent në shtëpi, humb jetën në spital e moshuara në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
Konsumoi detergjent në shtëpi, humb jetën në spital e

Një 87-vjeçare në Tiranë ka humbur jetën pasi konsimoi detergjent larës. Sipas njoftimit të Policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ku shtetasja me ininciale H.C, e cila dyshohet se vuante nga problemet e shëndetit mendor, kishte konsumuar detergjent.

Pavarësisht se ajo u dërgua në spital, fatkeqësisht nuk arriti të mbijetonte.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

“Ditën e djeshme, në spitalin “Nënë Tereza” ka ndërruar jetë shtetasja H. C., 87 vjeçe, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, e cila ishte dërguar për ndihmë mjekësore pasi në banesë kishte konsumuar detergjent larës. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedural”, thuhet në njoftimin e Policisë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese