Hapësire reklamuese

Politikë

Konsultimet për Presidentin e ri, Mediu dhe Duka mbërrijnë në Kryesinë e Kuvendit

Shkruar nga Newsbomb
Konsultimet për Presidentin e ri, Mediu dhe Duka mbërrijnë

Partia Socialiste ka nisur sot konsultimet me grupet e tjera parlamentare për zgjedhjen e emrit për presidentin e ri. 

Në kryesinë e Kuvendit ka mbërritur kryetari i grupit “Aleanca për ndryshim” Fatmir Mediu, i shoqëruar nga kreu i partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, të cilët erdhën me të njëjtin mjet.

Më herët kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla priti për konsultim Shoqërinë Civile, për kandidaturat e Presidentit të ri të Republikës.

I pranishëm në mbledhje ishte edhe Analisti Afrim Krasniqi, i cili u shpreh pesimist për proces, duke thënë se Shoqëria Civile e ka të pamundur të propozojë një kandidat për president, pasi Kushtetuta thekson që presidenti mund të propozohet vetëm me 20 vota nga Kuvendi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll