Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Konsullja e Ukrainës e pranishme në Gjykatën e Elbasanit, zbardhet dëshmia e “blogeres” ruse: Agjentët tentuan të më rekrutojnë, por nuk pranova

Shkruar nga Newsbomb
Konsullja e Ukrainës e pranishme në Gjykatën e Elbasanit,

E vetmja diplomate e huaj e pranishme në gjyqin për masën ndaj një shtetasi ukrainas dhe dy rusëve të akuzuar për spiunazh, ka qenë konsullja e Ambasadës së Ukrainës në Tiranë.

Ndonëse nuk është lejuar të qëndrojë në sallë gjatë procesit për dhënien e masave, konsullja ukrainase ka qëndruar në koridorin jashtë sallës ku ndodhen edhe gazetarë të shumtë.

Në seancën e sotme nuk ka asnjë prani të përfaqësuesve të Ambasadës Ruse në Tiranë. Kujtojmë se dy ditë më parë Ambasada Ruse kërkoi informacion përmes një note drejtuar autoriteteve shqiptare.

Konsullja e Ukrainës në Gjykatën e Elbasanit, zbardhet dëshmia e “blogeres” ruse: Agjentët tentuan të më rekrutojnë, por nuk pranova

E vetmja diplomate e huaj e pranishme në gjyqin për masën ndaj një shtetasi ukrainas dhe dy rusëve të akuzuar për spiunazh, ka qenë konsullja e Ambasadës së Ukrainës në Tiranë.

Ndonëse nuk është lejuar të qëndrojë në sallë gjatë procesit për dhënien e masave, konsullja ukrainase ka qëndruar në koridorin jashtë sallës ku ndodhen edhe gazetarë të shumtë.

Në seancën e sotme nuk ka asnjë prani të përfaqësuesve të Ambasadës Ruse në Tiranë. Kujtojmë se dy ditë më parë Ambasada Ruse kërkoi informacion përmes një note drejtuar autoriteteve shqiptare.

Sakaq, mësohet se 33-vjeçarja ruse Svetlana Timofoeva ka thënë se është kontaktuar më herët nga agjenturat ruse të cilat kanë tentuar ta rekrutojnë, por ajo nuk ka pranuar. Ajo ka insistuar se është turiste blogere.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese