Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
31 %
5.1kmh
0 %
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
6 °
E shtunë, 22 Janar, 2022

Konsulli shqiptar flet nga Kakavija: Jemi në negociata për shtimin e sporteleve dhe hapjen e kufirit edhe natën

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Konsulli shqiptar në Janinë, Eltjon Vereni ka folur për situatën kaotike në të cilën ndodhen shqiptarët e bllokuar prej 4 ditësh në doganën e Kakavijës.

Ai ka thënë se po bëhen negociata me Greqinë për shtimin e numrit të sporteleve, në mënyrë që të lehtësohet edhe më shumë kalimi is hqiptarëve drejt tokës greke.

Verlemi është shprehur se ndryshe nga ditët e tjera, sot shpresohet që të kalojnë 4 mijë shqiptarë në pikën kufitare të Kakavijës.

“Mund t’ju them nga eksperienca ime në terren. Nëse dje apo pardje kalonin 1 apo 2 kijë, dje kaluan 3 mijë dhe sot shpresojmë të kalojnë 4 mijë. Jemi në diskutime që të hapet kufiri edhe natën.

Jemi në negociata që përveç shtimit të personelit shëndetësor, të shtohen edhe sportelet, nga 3 që janë tani dhe jemi në negociata me të gjitha institucionet për të bërë të mundur lehtësimin e kalimit të qytetarëve”, tha Verlemi ndër të tjera.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img