Hapësire reklamuese

Aktualitet

Konsulli i nderit i kthehet Cakajt: Më ka nderuar Mbretëresha e Danimarkës dhe s' më ç' nderon dot ti

Shkruar nga Newsbomb

Konsulli i nderit Përparim Kalo ka reaguar pas konferncës së ministrit Cakaj, ku ky i fundit kërkoi që të hiqen targat diplomatike për 38 konsuj.

 

Në reagimin e tij, Kalo kërkon që ministri të japë shpjegime për dëmin që i ka shkarkuar atij personalisht, pasi lajmi ka brë bujë në media.

Më tej konsulli Përparim Kalo i është kundërpërgjigjur ministrit Gent Cakaj, duke u shprehur se ai është nderuar nga Mbretëresha Margreth II e Danimarkës dhe nuk e ç' nderon dot një ministër i komanduar.

Reagimi i plotë:

'Ju faleminderit për notën verbale, e cila përcjell shqetësimin e ministrit të komanduar për saktësimin e rregullave protokollare në fushën e targave CD të automjeteve të Konsujve të Nderit.

Ndërkohë desha t’i përcillni ministrit të komanduar këtë mesazh:

Deklarimi se Konsujt e Nderit paskan bërë 'shkelje të habitshme duke u pajisur me targa CD', është në fakt një deklarim i habitshëm, pasi në asnjë vend të botës shteti nuk mund të konsiderojë shkelje, aq më tepër të habitshme, një veprim apo veprimtari të autorizuar prej vetë shtetit, ose organit të tij përfaqësues.

Ndërkohë personalisht konfirmoj se nuk do ta përdor targën CD, por nga ana tjetër kërkoj që ministri të deklarojë publikisht se Përparim Kalo nuk ka bërë shkelje të habitshme, për të kompesuar sadopak dëmin që ka shkaktuar lajmi, i përcjellë me aq bujë në media.

Jam i nderuar nga Mbretëresha Margreth II e Danimarkës dhe është e padrejtë të çnderohem nga ministër i komanduar i shtetit tim.  Përfitoj nga ky komunikim për t’ju përcjellë nderimet e rastit', shkruan Kalo në përgjigjen e emailit që i ka kthyer Ministrisë së Jashtme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll