Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
40 %
1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
35 °
Enj
33 °
Pre
34 °
Sht
37 °
E martë, 28 Qershor, 2022
spot_img

Konstatimi i ISP për zgjedhjet në Kryesinë e PD: Figurat kryesore të Foltores dhe elita e vjetër nuk u votuan! Kritikët e Sali Berishës s’kandiduan

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Këshilli Kombëtar i PD (fraksioni i mbështetur në Kuvendin e 11 dhjetorit) zhvilloi sot zgjedhjen e kryesisë së re. Instituti i Studimeve Politike (ISP) beri monitorimin e plotë të procedurës, praktikës dhe vendimmarrjes. Sipas ekspertëve të tij, procesi i votimit përbën risi, hera e parë që një parti politike bën numërimin live të rezultateve.

Numërimi live do të duhet të jetë praktikë e çdo partie politike dhe grupi politik, si një mekanizëm formal, por me rëndësi në rritjen e besimit dhe legjitimitetit të proceseve zgjedhore në partitë politike. Kjo risi nuk u shoqërua me standardin e evitimit nga kandidimi të individëve me probleme me integritetin apo në procese hetimore, kritere kufizuese në kodet etike brenda kësaj partie.

albsig

spring

Për statistikë, në fillim të mbledhjes u njoftua se ndodheshin 200 anëtarë në sallë, shumica e nevojshme për të vijuar mbledhjen, por në votim u lajmërua se morën pjesë 227 anëtarë.  Pavarësisht nga ky detaj, i cili mund të ketë shpjegim edhe me ardhjet gjatë procesit të numërimit, mbetet e paqartë sesa është realisht numri i anëtarëve të Këshillit Kombëtar.

Sipas statusit anëtarë janë edhe deputetët, por pjesa më e madhe e grupit parlamentar nuk bën pjesë në këtë fraksion dhe pretendon legjitimitetin në përfaqësimin e PD duke u angazhuar në grupimin tjetër, të njohur përmes Kuvendit të 18 dhjetorit 2021.

Rezultatet e votimit? Ka disa surpriza.

E para, disa nga figurat kryesore të procesit të “Foltores”, përfshirë ish drejtuesit politikë Tritan Shehu, Arben Imami dhe Edmond Spaho, nuk arritën të sigurojnë votat për të qenë anëtarë kryesie.

E dyta, testi dhe suksesi më i rëndësishëm në PD (Foltorja) ishte fitorja në bashkinë Shkodër më 6 mars 2022, por dy kandidatët e kësaj bashkie, kryetari Spahia dhe ish kryetari Luka, nuk arritën të sigurojnë votat për tu zgjedhur në kryesi.

Në listën e grave fituese emri më i votuar është F.Kadiu, ndërkohë që emri më aktiv gjatë prezantimeve publike, zëdhënësja Garo, nuk siguroi votat për të qenë në kryesi. Katër deputetë konkurrues humbën në garën për kryesi, duke ulur ndjeshëm (vetëm në 8 deputetë) numrin e deputetëve të këtij fraksioni në nivele drejtuese të kësaj partie.

Së treti, vetëm 12 nga 20 anëtarët e kryesisë arritën të fitojnë 50%+1 të votave të Këshillit Kombëtar, pra gjysmën e votave të anëtarëve votues, ndërsa pjesa tjetër është në raporte negative, më me shumë vota kundër sesa vota pro mbështetëse. Për shkak të sistemit të votimit me një raund, edhe ata më me shumë se 50% vota kundër, mund të jenë fitues, madje fituesit e fundit të kryesisë përfaqësojnë vetëm 33% ose 34% të votave të Këshillit Kombëtar.

Së katërti, asnjë nga kritikët në parti të vijës politike të kryetarit SB nuk kandidoi dhe për rrjedhojë as nuk fitoi në kryesinë e re, duke krijuar uniformitet absolut vertikal, – një praktikë jo normale për një parti politike dhe sidomos për një parti themeluese të pluralizmit politik.

Po ashtu, në votime rezultoi se elita e vjetër politike nuk u votua (me përjashtim të zonjës Topalli), ndërkohë që fituan “të rinjtë”, si dhe personat më të afërt të kryetarit, – një rezultat që tregon se karriera politike në partitë tona nuk përcaktohet nga merita, aftësitë apo risitë programore dhe debatuese, por nga faktorë të tjerë jo politikë dhe jo institucionalë.

Së fundi, PD që vjen nga “Foltorja” shpalli sot përfundimin e “rithemelimit” të kësaj partie, por de facto dy figurat kryesore drejtuese dhe më shumë se 85% e kryesisë së re i përkasin elitës politike që ka drejtuar këtë parti gjatë dekadës së fundit (2011-2021).

Nga ana tjetër është e qartë se ky fraksion, ndonëse është pakicë në grupin parlamentar, rezulton se ka më shumë mbështetje në bazën e partisë sesa PD zyrtare, çfarë e bën krizën në PD dhe në opozitë komplekse dhe shumëfish më të vështirë për tu zgjidhur.

Për statistikë, nga dhjetori 2021 dhe deri më 28 maj 2022 PD (Foltorja) u drejtua nga Komiteti i Rithemelimit, por ende nuk ka një database publike të përbërjes, mbledhjeve, vendimmarrjeve dhe akteve të nxjerra prej tij, çfarë krijon problematika lidhur me standardet e transparencës dhe të llogaridhënies.

Po ashtu, tri proceset e fundit zgjedhore (11 dhjetor, 18 dhjetor dhe 22 maj) treguan se nuk ka një database të besueshme dhe efektive të anëtarësisë dhe se nuk ka ende një program të ri politik dhe as platformë të re opozitare (të shkruar) në funksion të një qasje të re të opozitës politike në Shqipëri.

Instituti i Studimeve Politike (ISP) monitoron zhvillimet në partitë politike, ekzistencën dhe respektimin e rregullave të brendshme, si dhe të praktikave zgjedhore, si dhe problematikat që lidhen me transparencën, llogaridhënien, dekriminalizimin dhe integritetin në politikë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img