Hapësire reklamuese

Aktualitet

Konstatimi i gazetës amerikane në 1901: Vetëm 20 km larg Athinës nuk flitet greqisht

Shkruar nga Newsbomb

“Një dukuri e çuditshme” kështu e quan gazeta amerikane e vitit 1901 “The Journal Junior”, faktin e vënë re nga një korrespodent i tyre se vetëm 20 kilometra larg Athinës, një fshat i tërë nuk kupton asnjë fjalë greqisht.

Në artikull thuhet se një mësuese e caktuar në një shkollë të fshatit Salesi befasohet se nxënësit e saj nuk kuptojnë asnjë fjalë greqisht por kanë si gjuhë të tyren shqipen.

“GREQISHTJA NUK FLITET”

Një dukuri e çuditshme raportohet nga një fshat vetëm 12 mijle larg Athinës, shkruan korrespodenti.

Një mësuese që u caktua së fundmi në një shkollë në fshatin Salesi, gjatë marrjes së detyrës, zbuloi se nxënësit e saj nuk mund të kuptonin asnjë fjalë greqisht, që është një gjuhë e huaj edhe për prindërit e tyre.

Gjuha e vetme që ata flasin është shqipja.

Ajo menjëherë i shkroi ministrisë se si ishte puna, që dërgoi një përkthyes për ta shpëtuar atë. Është një gjë e zakonshme për fshatarët e Greqisë të përdorin shqipen si gjuhën e tyre kryesore, por ky është rasti i parë kur gjuha greke as nuk flitet dhe as nuk shkruhet në një vend kaq pranë kryeqytetit”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu