Hapësire reklamuese

Aktualitet

Konservat si të Vlorës, kombinati që eksportonte për Gjermaninë

Shkruar nga Newsbomb
Konservat si të Vlorës, kombinati që eksportonte për

Nga Mikeljana Prenja

Kombinati i Konservave “Ernest Telman” në qytetin e bukur bregdetar të Vlorës, ishte ndërmarrja që furnizonte me ato konservat aq të shijshme raftet e pikave të shitjeve të dyqaneve nëpër gjithë Shqipërinë.

Nga aty dilnin konservat e peshkut e sardeleve, apo ato të mishit të derrit të konservuar. Qoftë edhe prodhimi i Aranxhatave të dikurshme që sot janë zëvendësuar me pije të tjera plot gaz, që nuk kanë asnjë lidhje me shijen e lëngjeve që prodhoheshin në kombinatin “Ernest Telman”. Nuk ka vlonjat që nuk i kujton ato aranxhata. Por aty prodhohej edhe reçel me lloje të ndryshme frutash, apo salca...shkurt, çdo gjë që dilte e konservuar nëpër kuti, në reparte të ndryshme, dilnin nga ky kombinat. Çfarë e shtyu Enver Hoxhën që një prej kombinateve më të reja të konservave në Vlorë t’i vinte emrin e një komunisti gjerman pushkatuar dhe më pas djegur me urdhër të Hitlerit, Ernst Talman? Ky emër, për këdo që do të lexojë këtë shkrim, mbetet deri diku enigmatik. Sepse Talman, nuk kishte asnjë lidhje me Shqipërinë dhe Shqiptarët.

Telman, aktiv në politikën komuniste gjermanë në fillim vitet 900, ai kishte njohje me Stalinin. Po kur Stalini nuk e mbrojti pas arrestimit, madje sipas historianëve, nuk shkroi asnjë letër për lirimin e tij nga burgu, (ai bëri 11 vjet burg në izolim), gjithçka u kuptua qartë. Enver Hoxha, pas prishjes me Stalinin e me Moskën, vendosi emrin e kombinatit të konservave në Vlorë me emrin e tij, si një person që i rezistoi regjimit stalinist. Prishja me Moskën u zyrtarizua në 1961, por elementët e saj ishin parandjerë vite më parë. Kombinati i inauguruar në 19 shtator 1956 ishte ndër veprat e rëndësishme të industrisë ushqimore në vend.

I ndarë në disa fabrika, si ajo e peshkut, përpunimit të fruta-perimeve, prodhimit të salcave, prodhimit të reçelit, ullirit dhe më pas fabrika e qum[1]shit me nënprokuktet e saj dhe fabrika e mishit, ishin një luks i madh i shqiptarëve të varfër të asaj kohe. Produktet e fabrikës ishin shumë cilësore dhe këtë e tregonte edhe kërkesa e lartë e tregut, jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë. Gjermania ishte një ndër vendet ku eksportoheshin konservat e sardeles në vaj ulliri. Konservat bëheshin me produkte të vendit, sardelja kapej në bregdetin e Vlorës nga anijet e peshkimit të Portit të Vlorës dhe punoheshin me salcën e koncentruar, që prodhohej me domatet bio që kultivoheshin në Vlorë. Kombinati ishte i ndërtuar në një sipërfaqe të madhe që mund të cilësohej “qytet brenda qytetit”, nuk ishte i njohur vetëm për konservat e sardeleve, por edhe për cilësinë e lartë të prodhimi të reçeleve, kompostove të ndryshëm, turshive, etj. Fabrika e konservave jo vetëm “ushqente” shqiptarët, por mbushte edhe buxhetin e shtetit. Për 44 vite u punua me intesitet të lartë dhe orë të zgjatura. Kishte kontrollorë cilësie, - produktet duhet të ishin në më të mirën e tyre, sidomos ato që do të eksportoheshin jashtë vendit.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e tridhjetë të Revistës Newsbomb.al, e cila ka dalë në treg prej datës 20 shkurt dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes, në të gjithë Shqipërinë. Ju mund të abonoheni dhe online, për të lexuar të gjithë revistën, ose artikujt që ju doni!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese