Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
93 %
1kmh
0 %
Hën
20 °
Mar
20 °
Mër
19 °
Enj
17 °
Pre
17 °
E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

Konkursi kalon në fazën e votimeve, ja projektet për godinën e re të Bashkisë Tiranë (FOTO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

aaaf92afa932b4126030b85c72712b50

Ka nisur këtë javë faza e dytë e konkursit ndërkombëtar për projektimin e ndërtesës së re të Bashkisë Tiranë.

Dhjetë studio, prej të cilave dy shqiptare, janë vlerësuar si ndër më interesantet dhe aktualisht janë hedhur për t’u votuar online. Mirëpo vlen të theksohet se shumica e prezantimeve nuk janë përkthyer në shqip, dhe ndërkohë votimi për to nuk është lokal, pra vetëm për rezidentët në Shqipëri, por edhe për ata jashtë shtetit.

Kështu për një ndërtesë të rëndësisë së veçantë në Tiranë, mund të thuhet se do të vendosin të huajt. Euronews përcjell foto të projekteve, të cilat deri më tani kanë marrë rreth 10.000 vota.

Projekti i studios belge të Xaveer De Geyter XDGA dhe ajo shqiptare “iRI”, e cila zotërohet nga Gent Agolli dhe Johan Anrys 

pro1.jpg

Studio XDGA njihet në Shqipëri për faktin se ka projektuar “Waterfrontin” në Vlorë, ose njohur ndryshe si “Lungomare”. Nga ana tjetër “iRI” njihet gjithashtu për projekte të shumta në Tiranë, ku më i fundit është rikonceptimi i bulevardit Zogu i I-rë.

Projekti i studios së holandezit Marc Joubert JA-Joubert Architecture

pro2.jpg

Projekti i studiove gjermane dhe holandeze Cityförster dhe Buromosa të drejtuara nga Martin Subota dhe Luca Moscelli

pro3.jpg

Projekti i studios së holandezit Wilhelmus Maas MVRDV

pro4.jpg

MVRDV është studio e njohur në Tiranë për faktin se ka projektuar ndërtesa si Downtonw Tirana (objekti në Rrugën Elbasani), qendrën tregtare Toptani, godinën “Blloku Cube”, ndërtesën “Tirana Rock” apo dhe projektin e rikonceptimit të ish-mauzoleut të diktatorit Hoxha, piramidës.

Projekti i studios BAUKUH drejtuar nga italiani Andrea Zanderigo

pro6.jpg

Projekti i studios së Helena Casanovas dhe Jesus Hernandez Casanova + Hernandez 

pro6_copy.jpg

Casanova+Hernandez njihen në Shqipëri pasi kanë projektuar Muzeun e Marubit në Shkodër, kanë projektuar sheshin në Shirokë si dhe kanë bashkëpunuar në disa projekte të tjera me studio shqiptare në Tiranë.

Projekti i studios Archea të italianit Marco Casamonti 

pro7.jpg

Casamonti është i njohur për projekte arkitekturore në Shqipëri, ku spikat Stadiumi Kombëtar, apo projekti për korpusin e ri të Universitetit të Arteve.

Projekti i Studios 4M Group me seli në Londër dhe themeluar nga Përparim Rama

pro8.jpg

Projekti i studios MCA të italianit Mario Cucinella 

pro9.jpg

Cuccinella është i njohur në Tiranë, pasi ai ka projektuar disa pallate, njëri prej të cilëve MET Building pas ish-Hotel Dajtit dhe Ekspozita Building, te ish-ekspozita Shqipëria Sot.

Projekti i studios GAD dhe PHI Landscape zotëruar nga turku Gokhan Avicioglu

pro10.jpg

Bashkia e re propozohet të ndërtohet në një hapësirë mes zgjatimit të bulevardit, njohur ndryshe si “Bulevardi i Ri”.

Zona në fjalë konsiderohet me potencial të madh ndërtimi urban, duke qenë se në të parashikohen të ndërtohen godina të tjera institucionesh, rezidencash banimi, por dhe shërbimesh sociale.

Faza e parë e konkursit për “Bashkinë e Re” u njoftua në janar të këtij viti. Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, tha se ndërtesa e re “do të jetë për 1,200 punonjës të administratës” ndërsa “Bashkia ceremoniale” aktuale “do të mbetet po aty” dhe “do të vijojë të mbetet në zemër të qytetit”.

Projektet janë seleksionuar nga faza e parë përmes një jurie, e cila ka aplikuar si kritere kryesore: përvojën, metodologjinë dhe vizionin për të zgjidhur çështjet arkitektonike.

Në fazën tjetër thuhet se do të kihet parasysh: kreativiteti, origjinaliteti i idesë, ndërlidhja, harmonizimi me mjedisin përreth dhe kostoja e projektit.

Bashkia parashikon €30,000 shpërblime për 3 projektet më të vlerësuara – 15,000 projekti që do të vlerësohet i pari.

Pas konkursit, projekti më i vlerësuar do të kalojë në proces negocimi direkt me Bashkinë Tiranë

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img