Tirana
clear sky
16 ° C
16 °
16 °
72 %
2.1kmh
0 %
Die
26 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
19 °
Enj
20 °
E diel, 9 Maj, 2021
spot_img

Konkurimi për hetues në BKH, certifikohen 28 kandidatë, 9 të skualifikuar

spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisioni i Posaçëm i Verifikimit të Pasurisë dhe Figurës ka mbyllur hetimet për kandidatët që konkurojnë për hetues në Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Bëhet me dije se nga 37 kandidatë, 28 kalojnë kushtet e sigurisë, ndërsa 9 kandidatë nuk i kalojnë kushtet e sigurisë.

Kandidatët e kualifikuar do t’i nënshtrohen trajnimit me një sërë modulesh vlerësimi që duhen kaluar përpara se të çertifikohen

Njoftimi i plotë:

Komisioni i Posaçëm i Verifikimit të Pasurisë dhe Figurës në datë 01.04.2021, mbylli verifikimin e kushteve të sigurisë për kandidatët që konkurrojnë për “Hetues” në Byronë Kombëtare të Hetimit dhe ka vendosur që nga 37 kandidatë:

28 (njëzet e tetë) kandidatë kalojnë kushtet e sigurisë.

9 (nëntë) kandidatë nuk i kalojnë kushtet e sigurisë.

Kandidatët, që kanë kaluar ose jo kushtet e sigurisë, do të njoftohen individualisht.

Kandidatët e kualifikuar do ti nënshtrohen trajnimit me një sërë modulesh vlerësimi që duhen kaluar përpara se të çertifikohen. Vendi, data dhe ora e zhvillimit të trajnimit dhe udhëzime të hollesishme do të njoftohen në ditët në vijim në ëebsite-in e BKH-së, (BKH.al).

Verifikimi i kushteve të sigurisë u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit të Pavarur të Rishikimit, të caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në Shqipëri.

Në ditët në vijim do të hapet dhe procesi i rekrutimit për 32 (tridhjet e dy) pozicionet  “Hetues”, të pa plotësuara. Njoftimi për hapjen e procesit të rekrutimit do të bëhet në ëebsite -in e BKH-së.

Falenderojmë gjithë kandidatët që shprehën vullnetin për të marrë pjesë në këtë konkurrim.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img