Hapësire reklamuese

Rajoni

Konjufca takon Albin Kurtin e Vjosa Osmanin, tërhiqet Vetëvendosje nga ndryshimi i ligjit për zgjedhjet

Shkruar nga Newsbomb
Konjufca takon Albin Kurtin e Vjosa Osmanin, tërhiqet Vetëvendosje nga

Ushtruesi i detyrës së presidentit, Glauk Konjufca, përgjatë një takimi të mbajtur ndërmjet kryeministrit Albin Kurtid dhe kandidates për president Vjosa Osmani, kanë vendosur të tërhiqen nga Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nëpërmjet një komunikate të dërguar nga presidenca ndaj medieve, në të cilën ndër të tjera thuhet se do kujdesen që opozita të mos e bojkotojë procesin e zgjedhjes së presidentit.

Gjithashtu edhe se nuk do bëhet më veprimet pa u konsultuar me opozitën sa i përket ndryshimit për Ligjin e Zgjedhjeve të Përgjithshme.

Deklarata e plotë e Konjufcës:

“Qytetarë të Republikës së Kosovës,

Vendi ynë kaloi nëpër një rrugë të ndërlikuar politike e sociale këto dy vitet e fundit. Në zgjedhjet e vitit 2019 hymë për shkak të dorëheqjes së Kryeministrit. Kurse më 2020, pas negociatave të gjata për krijimin e koalicionit qeverisës, partneriteti nuk zgjati as dy muaj. Në krye të vendit erdhi një Qeveri e cila fatkeqësisht u shpall antikushtetuese nga Gjykata jonë Kushtetuese. Dhe vendi shkoi sërish në zgjedhje.

Përkundër kësaj, Republika jonë vendosi standarde të lakmueshme të demokracisë nga kuptimi i ndershmërisë dhe mbarëvajtjes së zgjedhjeve të lira. Bashkimi Evropian, ShBA-të dhe të gjitha shtetet që i ndihmuan Kosovës gjatë procesit të çlirimit dhe pastaj shtetndërtimit, e vlerësuan dhe e çmuan procesin tonë zgjedhor.

Thelbi i demokracisë konsiston në nevojën e themelimit të institucioneve mbi parimin e ligjshmërisë dhe shprehjes së vullnetit të qytetarëve në zgjedhje. Kosova i kaloi dy hapat e parë të këtij procesi me kujdes dhe efektivitet. Edhe Legjislatura e VIII-të edhe Qeveria e re e Kosovës u themelua 9 ditë pas certifikimit të rezultatit zgjedhor nga KQZ-ja.

Mirëpo kësaj radhe, për shkak të rrethanave të krijuara politike, afatet kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit koincidojnë si kurrë më parë me zgjedhjen e Legjislaturës dhe Qeverisë. Deri tash vetëm

Grupi Parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka prezantuar dy kandidatë të nominuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës për President: znj. Vjosa Osmani dhe z. Nasuf Bejta.

Kushtetuta jonë në nenin e saj 86.2 thotë që: “Zgjedhja e Presidentit të Republikës së Kosovës duhet të bëhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimi të mandatit të Presidentit aktual”. Meqë mandati aktual i pozitës së Presidentit konsumohet përfundimisht më 5 maj të vitit 2021, konsideroj që data e fundit në të cilën Kuvendi i Republikës do të duhej ta fillonte procesin e Presidentit të ri është 5 prilli i këtij viti.

Sot e kam takuar Kryeministrin Albin Kurti dhe kandidaten për Presidente të Kosovës znj. Vjosa Osmani. Kam diskutuar me ta mbi rëndësinë e kompletimit të kësaj faze të tretë të krijimit të institucioneve tona. Pamundësia që brenda afateve kushtetuese ta zgjedhim Presidentin e ri e çon vendin tonë në zgjedhje të reja. Askush nuk dëshiron që Kosova të hyjë në zgjedhje të reja, duke krijuar pasiguri kushtetuese dhe duke humbur shumë kohë. Republika e Kosovës ka nevojë për stabilitet politik e institucional dhe qeverisje demokratike bazuar në vullnetin elektoral të qytetarëve.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.