Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
2.1kmh
0 %
Pre
21 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
35 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Kongresmeni “e kap në befasi”, Antony Blinken përgjigjet për herë të parë për shpalljen “non grata” të Sali Berishës: Në këtë çështje procesi u zhvillua…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur sot në Komisionin e Punëve të Jashtme të Shtëpisë së Bardhë, mbi vendimin për shpalljen ‘non grata’ pak javë më parë të  ish-kryeminstrit shqiptar Sali Berisha.

Ishte kongresmeni republikan Lee Zeldin, ai i cili i ka kërkuar Blinkenit informacione specifike për vendimin ndaj Berishës, duke thënë madje se ka bërë edhe vetë kërkime mbi këtë, por nuk ka aritur të gjejë asgjë konkrete që e implikon Berishën në ngjarje korruptive.

Zyrtari i lartë i SHBA i është përgjigjur duke thënë se nuk mund t’i japë informacione për këtë çështje, por i tha të paraqitej në Zyrën e Legjislacionit për marrë më mësuar më shumë.

Lee Zeldin: Keni njoftuar për sanksione ndaj ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha. Çfarë informacionesh mund të ndani për të justifikuar këtë lëvizje dramatike?

Antony Blinken: Faleminderit, ne vijojmë të shohim përtej kufijve dhe ata të përfshirë në korrupsion që shkelin të drejtat e njeriut, që sfidojnë parimet e demokracisë. Në këtë çështje procesi u zhvillua normalisht.

Lee Zeldin: A ka ndonjë informacion specifik që mund të ndani me Komisionin këtë radhë?

Antony Blinken: S’kam çfarë të ndaj me ju tani, por do të doja që mund ta ndajmë me ju dhe me këdo që është i interesuar.

Lee Zeldin: Kam bërë disa kërkime për përfshirje korruptive të tij dhe s’mund të gjeja asgjë.

Antony Blinken: E para, ejani në Zyrën e Legjislacionit, përpara se të dalë në medie, në mënyrë që të sigurosh informacion dhe, e dyta, eja në Zyrën e Zëdhënësit për Çështje Publike dhe ne do tentojmë që t’iu sigurojmë informacion në përputhshmëri me obligimet tona.

Lee Zedlin: A jeni ju në dijeni për burime të hapura informacioni që mbështesin pretendimet se ka patur korrupsion në të cilin është përfshirë Berisha?

Antony Blinken: Jam i sigurt se çdo gazetar mund ta bëjë atë pyetje në deklaratat për media që ne mbajmë çdo ditë në DASH për të marrë çdo informacion që kemi në dispozicion për publikun.

Lee Zedlin: Për të qartësuar diçka lidhur me mbrojtjen e z.Berisha, thjesht po përpiqem të kuptoj se çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo, a keni komunikuar ju apo dikush në emrin tuaj me Sorosin?

Antony Blinken: Unë jo, s’mund të flas në emër të gjithë DASH, por unë jo.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img