Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kongresi në SHBA për Ballkanin Perëndimor: Ta mbështesim, rrezik Kina dhe Rusia

Shkruar nga Newsbomb
Kongresi në SHBA për Ballkanin Perëndimor: Ta mbështesim,

Anëtarë të Kongresit dhe zyrtarë të lartë amerikanë, si edhe anëtarë parlamentesh të vendeve evropiane dhe Ballkanit Perëndimor, shprehën shqetësimin për ndikimin që ka Rusia dhe Kina në Ballkan.

Ata përcollën shqetësimin e tyre nga ndikimi negativ i Rusisë dhe Kinës në rajon, për këtë arsye u shprehën se Ballkani Perëndimor duhet të ketë një mbështetje më të madhe.

Anëtarët e Kongresit thanë se të dyja këto vende po përpiqen ta shtojnë influencën e tyre përmes ndërhyrjeve politike dhe dezinformimit në rastin e Moskës, dhe investimeve ekonomike dhe infrastrukturore në rastin e Pekinit. Ata theksuan nevojën e forcimit të koordinimit mes SHBA-së dhe aleatëve të tyre me vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa gjithashtu folën për nevojën e integrimit të rajonit.

Kongresmeni Pete Sessions një nga bashkëdrejtuesit dhe organizatorët e diskutimit i tha Zërit të Amerikës se Rusia ka vite që përpiqet për destabilizimin e Ballkanit, dhe se është e qartë se ajo përdor dezinformatat dhe forcë kur do që të realizojë synimet e saj.

Destabilizimi i Ballkanit (nga Moska) është diçka që secili prej vendeve atje e sheh dhe ata e shohin që jo vetëm po ndodh, por se ka përpjekje e qëllimshme për të minuar këto vende”, - tha ai.

Zoti Sessions thotë se Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimi duhet t’i mbështesin stabilitetin e rajonit.

“BE-ja, NATO dhe Shtetet e Bashkuara duhet të jenë të bashkuara dhe të thonë me forcë se ‘ne i mbështesim këto vende dhe do të qëndrojmë së bashku me to’. Kjo është ajo që u duhet këtyre vendeve: Që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të qëndrojnë me forcë në krah të tyre”, -tha ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese