Ka nisur Kongresi elektoral i Partisë Socialiste.
Ish ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është ulur pranë kryeministrit, në krah të Vasilika Hysit. Bie në sy serioziteti i Gramoz Ruçit, i cili pavarësisht batutave, mban të njëjtin qendrim karakteristik.
Edhe ish ministri i Financave Arben Ahmetaj është shfaqur ‘i ngrysur’ teksa diç’ bën në celular, jo fort i vëmendshëm ndaj qytetarëve të cilët po tregojnë se si i ka ardhur në ndihmë platforma e bashkëqeverisjes.
Nuk mungon as kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndërkaq, po argëtohet me batutat e qytetarëve bashkë me Pandeli Majkon.
Sondazh
Poll