Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Kongresi i PS te “Air Albania”, Arben Malaj shkruan i revoltuar: Trupërues për socialistët e ndershëm, janë ftuar për të duartorokitur me ovacione

Shkruar nga Newsbomb
Kongresi i PS te “Air Albania”, Arben Malaj shkruan i revoltuar:

Ish-ministri dhe politikani socialist Arben Malaj, shkruan i revoltuar për Kongresin e jashtëzakonshëm që PS do të mbajë në datë 12 qershor, në stadiumin “Air Albania”, raporton newsbomb.al. Sipas Malajt, ky është një miting turpërues për socialistët e thjeshtë.

“Jane ftuar vetem per te degjuar dhe duar trokitur me ovacione?”, shkruan ai, ndërsa thotë se këtë nuk e ka bërë as Orban, as Erdoğan, por as Fidel Kastro apo Kim Jung, lideri I Korese se Veriut. Për Arben Malaj, “përfaqësuesit” e popullit u janë nënshtruar “rilindasve parafabrikatë”.

“Keqardhje per situaten kritike ku ka arritur nenshtrimi I verber  i "perfaqesuesve"  te popullit dhe te partise ndaj disa rilindasve  parafabrikate arrogante, te babezitur,  te korruptuar dhe te kapur nga oligarket”, vijon politikani socialist.

Shkrimi i ploatë i Arben Malaj:

Kongres apo miting brohorrites pas zgjedhjeve qe nuk e zgjidhen lakun e deshtimeve te perseritura ne procesin dhe perspektiven euro-atlantike.

Jane ftuar vetem per te degjuar dhe duar trokitur me ovacione ?

Kongres te jashtezakonshem ne   stadium??

I pa nevojshem dhe turperonjese per socialistet e thjeshte dhe te ndershem.

As Orban, as Erdoğan, por as   Fidel Kastro apo Kim Jung,lideri I Korese se Veriut -  nuk kane mbritur deri ketu.

Edhe partia komuniste e Kines qe perfaqeson 1.4 miliarde banore nuk ka bere deri sot kongres partie ne stadiume. 

Si ka mundesi qe Rilindja qe "perfaqeson" nje popullesi ne tkurje me  më pak se 3 miljon banore, bene kongres te jashtezakonshem ne stadium?!

Keqardhje per situaten kritike ku ka arritur nenshtrimi I verber  i "perfaqesuesve"  te popullit dhe te partise ndaj disa rilindasve  parafabrikate arrogante, te babezitur,  te korruptuar dhe te kapur nga oligarket.

Keta oligarke po keq-perdorin jo pak deputetë dhe qeveritarë si manikina qe i levizin sipas interesave te tyre per perfitime abuzive dhe varferonjese per shqiptaret. 

Ne kete rast vlen me shume se kurre mesimi qe presidenti Jefferson i jepte djalit te tij se ne jete ka edhe fitore turperonjese.

Kapja e shtetit e demton demokracine dhe sigurine  si te shqiptareve,  te SHBA  dhe BE më shumë se cdo form tjeter e korrupsionit.

Kjo eshte sfide shume e veshtire por pa e fituar luften kunder pandershkueshmerise  paqja e qendrueshme dhe siguria -  jo vetem ne Ballkanin Perendimore do te jene risk.

Dite te nbare!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll