Ish-ministri dhe politikani socialist Arben Malaj, shkruan i revoltuar për Kongresin e jashtëzakonshëm që PS do të mbajë në datë 12 qershor, në stadiumin “Air Albania”, raporton newsbomb.al. Sipas Malajt, ky është një miting turpërues për socialistët e thjeshtë.
“Jane ftuar vetem per te degjuar dhe duar trokitur me ovacione?”, shkruan ai, ndërsa thotë se këtë nuk e ka bërë as Orban, as Erdoğan, por as Fidel Kastro apo Kim Jung, lideri I Korese se Veriut. Për Arben Malaj, “përfaqësuesit” e popullit u janë nënshtruar “rilindasve parafabrikatë”.
“Keqardhje per situaten kritike ku ka arritur nenshtrimi I verber i "perfaqesuesve" te popullit dhe te partise ndaj disa rilindasve parafabrikate arrogante, te babezitur, te korruptuar dhe te kapur nga oligarket”, vijon politikani socialist.
Shkrimi i ploatë i Arben Malaj:
Kongres apo miting brohorrites pas zgjedhjeve qe nuk e zgjidhen lakun e deshtimeve te perseritura ne procesin dhe perspektiven euro-atlantike.
Jane ftuar vetem per te degjuar dhe duar trokitur me ovacione ?
Kongres te jashtezakonshem ne stadium??
I pa nevojshem dhe turperonjese per socialistet e thjeshte dhe te ndershem.
As Orban, as Erdoğan, por as Fidel Kastro apo Kim Jung,lideri I Korese se Veriut - nuk kane mbritur deri ketu.
Edhe partia komuniste e Kines qe perfaqeson 1.4 miliarde banore nuk ka bere deri sot kongres partie ne stadiume.
Si ka mundesi qe Rilindja qe "perfaqeson" nje popullesi ne tkurje me më pak se 3 miljon banore, bene kongres te jashtezakonshem ne stadium?!
Keqardhje per situaten kritike ku ka arritur nenshtrimi I verber i "perfaqesuesve" te popullit dhe te partise ndaj disa rilindasve parafabrikate arrogante, te babezitur, te korruptuar dhe te kapur nga oligarket.
Keta oligarke po keq-perdorin jo pak deputetë dhe qeveritarë si manikina qe i levizin sipas interesave te tyre per perfitime abuzive dhe varferonjese per shqiptaret.
Ne kete rast vlen me shume se kurre mesimi qe presidenti Jefferson i jepte djalit te tij se ne jete ka edhe fitore turperonjese.
Kapja e shtetit e demton demokracine dhe sigurine si te shqiptareve, te SHBA dhe BE më shumë se cdo form tjeter e korrupsionit.
Kjo eshte sfide shume e veshtire por pa e fituar luften kunder pandershkueshmerise paqja e qendrueshme dhe siguria - jo vetem ne Ballkanin Perendimore do te jene risk.
Dite te nbare!