Hapësire reklamuese

Politikë

Kongresi i PS, Niko Peleshi: Ringrejmë forcën e rezervistëve në FA

Shkruar nga Newsbomb
Kongresi i PS, Niko Peleshi: Ringrejmë forcën e rezervistëve

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi mori pjesë në panelin rajoni, Evropa dhe siguria gjatë punimeve të Kongresit të Partisë Socialiste.

Në fjalën e tij ministri Peleshi vuri në dukje kërcënimet e sigurisë në Evropë si pasojë e ngjarjeve të fundit si dhe domosdoshmërinë që FA duhet të jenë të afta për ruajtjen e integritetit territorial të vendit.

Në këtë kuadër, ministri Peleshi solli në vëmendje procesin e reformimit dhe modernizimit të FA shqiptare, i cili do të konsolidojë aftësitë reaguese dhe ndërveprueshmërinë me forcat aleate.

Më tej, ai njoftoi për herë të parë nisjen e procesit të shpejtë të ngritjes së forcës rezerviste të FA.

Gjithashtu, zoti Peleshi foli edhe për ristrukturimin e Akademisë së FA sipas modelit të West Point dhe rëndësinë e veçantë që po i kushtohet mbrojtjes kibernetike.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu