Tirana
clear sky
31.5 ° C
31.5 °
31.5 °
48 %
2.6kmh
0 %
Enj
34 °
Pre
35 °
Sht
37 °
Die
37 °
Hën
37 °
E enjte, 30 Qershor, 2022
spot_img

Kongresi i PS fillon punimet, 5 panele të hapura te “Nënë Tereza” për të dëgjuar “hallet” e qytetarëve (PAMJET LIVE)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kongresi i Partisë Socialiste ka hapur punimet paraditen e kësaj të shtune. Në pesë panele të ndryshme në sheshin “Nënë Tereza” janë duke u zhvilluar diskutime të ministrave e deputetëve me qytetarët, për të dëgjuar shqetësimet e tyre si dhe për të prezantuar punën e qeverisë.

Sekretari Organizativ Arben Pëllumbi dhe Taulant Balla po drejtojnë punimet për bujqësinë me fermerët dhe bujqit që kanë ardhur në Tiranë, shkruan newsbomb.al. Ndërkohë, ministrat Xhaçka dhe Peleshi po drejtojnë punimet në një ambient tjetër për “sigurinë, rajonin dhe Europën”.

albsig

spring

Ministrja Belinda Balluku është duke u folur qytetarëve për sfidat e energjisë në vendin tonë dhe rritjen e çmimeve për shkak të ngjarjeve në Ukrainë. Ajo po flet për mburojën e qeverisë për konsumatorët dhe menaxhimin e resurseve në vend.

Për shëndetësinë, mbrojtjen sociale dhe punën janë duke diskutuar me qytetarët ministret Manastirliu dhe Ibrahimaj. Ato po prezantojnë punën e qeverisë gjatë pandemisë dhe sfidat e punësimit në Shqipëri. Të pranishëm janë aktorë të ndryshmë nga secila fushë.

Në panelin e pestë po flitet për rininë dhe inovacionin. Këto mjedise do të jenë të hapura për të pritur qytetarët dhe për të dëgjuar “hallet” dhe shqetësimet e tyre. Newsbomb.al sjell pamjet e drejtpërdrejta nga këto punime të Kongresit të Partisë Socialiste.

Në orën 12.00, është parashikuar që Kongresi i PS të nisë punimet në ambientet e brendshme të Pallatit të Kongreseve.

Sekretari i partisë Damian Gjiknuri do të flasë i apri, në orën 12.00. Pas tij Elisa Spiropali për procesin e Këshillimit Kombëtar, Ditmir Bushati për hapjen dhe fuqizimin e PS dhe Taulant Balla për përgjegjësitë e mazhorancës. Edi Rama do të mbajë fjalën i fundit në këtë sesion të parë, në orën 12.35, dhe më pas do të nisë sesioni i punimeve formale.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img