Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Kongresi i PS, Balla i sigurt: Do e fitojmë mandatin e katër, negociata me opozitën për zgjedhjen e presidentit normal

Shkruar nga Newsbomb
Kongresi i PS, Balla i sigurt: Do e fitojmë mandatin e katër,

Kryetar i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla ka mbajtur fjalën në Kongresin e Partisë Socialiste.

Ai gjatë fjalës së tij ai ka treguar 5 sfidat që ka PS me vetveten për t’i arritur.  Balla madje duke folur për krizën në PD është shprehur i sigurt se socialistët do ta fitojnë edhe mandatin e katër në 2025.

Ndër të tjera Balla u shpreh se PS do të negociojë me tre partitë opozitare për zgjedhjen e presidentit të ri, duke thënë se do jetë një president “normal”.

“Pjesëmarrja e shqiptarëve është Rezultati më pozitiv i Këshillimit, ku më shumë se 500 mijë qytetarë kanë dhënë përgjigjet e tyre. Pas këtij procesi, detyra e qeverisë është t’u japim mbrapsht atë që meritojnë, përkushtimin tonë, që opinionet e tyre të kthehen në plane konkrete zbatimi.

Jam ndjerë I surprizuar pozitivisht lidhur me përgjigjet për pyetjen e 11 atë të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe lidhja me Maqedoninë e Veriut. Shqiptarët në një shumicë dy të tretat janë shprehur pozitivisht. Konteksti i ri gjeopolitik pas agresionit rus kundër Ukrainës kërkon një zgjim të BE nga përgjumja e tejzgjatur e zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor. Pothuajse 20 vite nga Samiti i Selanikut, është Bashkimi Europian që duhet t’i kthejë zgjerimit besimin. Ne nuk e humbim besimin sepse reformat që kemi ndërmarrë dhe do të ndërmarrim, i shërbejnë Shqipërisë. Shqipëria po ecën në drejtimin e duhur. Pa dyshim, mbetet përpara ende një rrugë e gjatë që Shqipëria të shndërrohet në një vend anëtar me të drejta të plota të Bashkimit Europian.

Pesë sfidat që kemi sot përballë janë: Sfida jonë e parë lidhet me procesin legjislativ dhe një ndryshim rrënjësor që koha dhe qytetarët presin nga ne. Them koha ose momenti sepse tashmë kemi kuptuar se cfarë duhet të ndryshojmë dhe po koha do të tregojë se qytetarët nuk do të na e falin, nëse nuk e ndryshojmë.

Sfida jonë e dytë është e vjetër, por e pazgjidhur ende. Është marrëdhënia e të zgjedhurve me zgjedhësit që ka nevojë të rregullohet një herë e përgjithmonë, si një marrëdhënie e detyrueshme jo një herë në katër vjet, por si një llogaridhënie në njërin krahë dhe pjesëmarrje në krahun tjetër. Kjo natyrshëm kërkon edhe një fuqizim të rolit të deputetëve, si ndërlidhësit mes qytetarëve, komunitetit dhe qeverisjes.

Sfida jonë e tretë është marrëdhënia me kundërshtarët politikë. Këtu dua t’ju tërheq të gjithëve vëmendjen për dy çështje që unë mendoj se duhet ti kemi parasysh. Opozita në Shqipëri dhe këtu i referohem Partisë Demokratike është në një gjendje dhe situatë të vështirë. Ne kurrsesi nuk duhet ta shohim këtë gjendje dëshpëruese të opozitës si një avantazh. Unë ju sugjeroj që ta shohim të gjithë si një kurth, ku ne mund të rrëshqasim e të biem brenda nëse do të ndiheshim komodë dhe të qetë sepse përballë kemi një kundërshtar të shkatërruar. Ne duhet dhe do ta fitojmë mandatin tonë të katërt jo sepse kemi kundërshtar të dobët por se ne duhet dhe do ta meritojmë mandatin e katërt në 2025.

Nga shtatori kemi një qasje të re. Kemi me të treja grupet dhe procesi i zgjidhjes së presidentit do reflektojë këtë qasje me të tre grupet parlamentare. Do i japim Shqipërisë një president normal ndryshe nga Ilir Meta. Këtu dua tju kujtoj se mos e vononi më edhe një projektligj për tituj dhe dekorta sepse Presidenti që po ikën  ka shpërdoruar aq shumë.

E katërta sfida me shqiptarët që jetojnë me trojet. Deputetët duhet të rrisin kontaktin me zgjedhësit që punojë dhe jetojnë jashtë. Sfida e pestë, më shumë besnikëri ndaj tyre që na votuan. Sapo e kaluam një test në 6 mars. Na duhet më shumë koordinim mes qeverisë me kryetarët dhe Këshilltarët e bashkive .Sa kohë do jem në politikë do e rithem Partia është baza e këtij procesi. Ura lidhëse me njerëzit në territor na duhet një Parti e fortë shumë e fortë. Sepse kjo është garancia e vetme e mos harresës. Mos harroni se si sot një vit kemi zgjedhjet lokale në të gjithë vendin. Do kemi të njëjtën aleancë” tha Balla ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed