Hapësire reklamuese

Aktualitet

"Konflikti PS-LSI", Braçe: Të fokusohemi te puna, ka gojtarë plot por me llafe s'ja dalim dot

Shkruar nga Newsbomb

Deputeti socialist, Erjon Braçe, i ka sugjeruar sot PS-së, kryeministrit Rama dhe ministrave socialistë një zgjidhje “orgjinale” për daljen nga debatet me LSI-në. Me një status të publikuar në “Facebook”, Braçe, duke mos e konsideruar qeverinë si një të tërë, por të ndarë në të PS-së dhe LSI-së, i sugjeron “gjysmës së tij” që të fokusohet tek puna dhe ta lerë “pjesën tjetër” të merret me llafe.

“PS, qeveria dalë prej saj, duhet të jetë tërësisht e fokusuar tek puna, dhe jo tek llafet. Me llafe nuk ja dalim dot”, shkruan Brace duke ironizuar LSI-në, zyrtarët më të lartë të së cilës kanë bombarduar me akuza ditët e fundit ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe Policinë e Shtetit, duke i cilësuar drejtuesit e saj si të pozicionuar politikisht, pjesë të bandave kriminale dhe se kanë mbështetur kultivimin e kanabisit.

Statusi i Braçes:

“Une mendoj se, Partia Socialiste, Qeveria e dale prej saj, duhet te jete teresisht e fokusuar tek puna. Vetem tek puna. Deri ne fund! Ka gojtare plot ne kete vend, produkti i tyre jane vec llafet. Asgje tjeter. Aaaa po, e kane te thjeshte te thone: Ne mbajme llafin! Por puna eshte shume me teper se kaq. Shume me teper se llafet. Per llafe ka kohe plot. Per punen koha mbaron. Ndaj puna duhet te marre kohen qe harxhojne llafet. Puna ndrit. Puna ben diferencen. Tek puna duhet te jemi e me pune duhet te bejme perpara. Me llafe nuk ja dalim dot!”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu