Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen që ndodhi ditën e djeshme në Bulqisë, ku Besmir Zeneli qëlloi me armë drejt makinës ku ndodhej Erlind dhe Shaqir Tollja.
Për këtë ngjarje ka folur vëllai i autorit, Ergys Zeneli. Ai u shpreh se kanë qenë Tollajt ata që kanë qëlluar të parët Besmir Zenelin.
Ergys Zeneli është shprehur se komisariati i Bulqizës ka prova filmike ku tregohet se ata kanë qëlluar të parët Besmirin.
“Të pretenduarit si të dëmtuar, kanë qenë duke qëndruar tek lokal Kashta, kur Besmiri ka kaluar me makinë. Në atë moment në bazë të dëshmitarëve dhe të provave filmike tashmë të administruara nga komisariati i Bulqizes,Shaqir Tollja dhe Lindi Tollja së bashku me një apo dy makina tjera janë vënë në ndjekje të Besmirit. I kanë dalë paralel në ecje e sipër dhe nën kercenimin e armës i kanë kerkuar te ndaloje makinen. Nderkohe qe Besmiri ka rritur shpejtesine shtetasi Lindi Tollja e ka parakaluar duke i prere rrugen per ta detyruar te ndaloje. Besmiri i ndjere i cenuar per jeten e tij, ka reaguar duke e perplasur me pjesen e parakolpit dhe ka kryer dy ose me shume qitje ne drejtim te automjetit. Ne prej kohësh dalim me frikë në Bulqizë dhe gjithnjë jemi përpjekur të sheshojme mosmarreveshjet e biznesit duke përfshire edhe pale të treta shpesh here,” është shprehur ai për ‘neës24’.
Zeneli ka treguar se konflikt midis dy fiseve është bërë një sherr në gusht të këtij viti, pasi Ardi Tollja, djali i xhaxhait të Shaqir Tollja ka përdorur armë ndaj Besmir Zemnelit, pas një debati mbi ecurinë e punimeve në fabrikën e kromit.