Tirana
clear sky
22 ° C
22 °
22 °
53 %
3.1kmh
0 %
Pre
20 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
E premte, 7 Maj, 2021
spot_img

Konflikti në Venezuelë, SHBA-ja sanksione shtesë ndaj Maduros

spot_img

Lajme të ngjashëm

520ea6f9bc1d1372979f504a0c156923

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione të reja ndaj Karakasit zyrtar.

Departamenti i Thesarit të SHBA, ka njoftuar se ka vendosur sanksione edhe ndaj agjensisë ushtarake të kundërzbulimit të Venezuelës, pas vdekjes së një kapiteni të marinës venezueliane, ndërsa ky i fundit ndodhej në paraburgim.

Sanksionet e reja, të shpallura nga departamenti i Thesarit i SHBA-së, kanë bllokuar çdo aset që ndodhet në SHBA të Drejtorisë së Përgjithshme të Kundërzbulimit Ushtarak të Venezuelës

Kapiteni i marinës venezueliane pati një arrestim politik në muajin qershor, pasi u akuzua se ishte pjesë e një komploti për të vrarë presidentin e kontestuar të Venezuelës, Nikolas Maduron.

Venezuela prej disa muajsh është përfshirë nga trazirat dhe tensionet politike. Presidenti i kontestuar Nicolas Maduro, ka refuzuar kërkesën e opozitës për t’u larguar nga pushteti. Për shkak të krizës ekonomike e humanitare e konfliktit të brendshëm që po kalon Venezuela, deri tani  miliona njerëz e kanë braktisur vendin.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me 50 vende të tjera kanë njohur si president Juan Guaidon, udhëheqësin e opozitës i cili në janar të këtij viti e shpalli veten president të përkohshëm të Venezuelës.

Ndërkohë nga ana tjetër, presidenti në pushtet, Nicolas Maduro gëzon mbështetjen e Kinës, Rusisë, Kubës dhe disa vendeve tjera të bllokut anti-amerikan.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img