Konflikti në Ukrainë, SHBA shpall sanksione të reja

Publikuar tek: bota, më 06:44 27-01-2018 Konflikti në Ukrainë, SHBA shpall sanksione të reja

Shtetet e Bashkuara kanë shpallur sanksione kundër 21 personave dhe 9 kompanive që kanë lidhje me konfliktin e mbështetur nga Rusia në lindje të Ukrainës.

Kjo është përpjekja e fundit e Uashingtonit për të bërë presion mbi grupet e përfshira në mënyrë aktive në konfliktin katërvjeçar.

Sanksionet janë shpallur të premten nga Departamenti amerikan i Thesarit.

Qq prej vitit 2014, kur Rusia aneksoi gadishullin ukrainas të Krimesë dhe kur ka nisur konflikti në lindje të Ukrainës midis forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë sanksionuar disa njerëz dhe kompani në Rusi, ashtu si dhe liderë separatistë, duke iu ngrirë asetet dhe duke iu ndaluar udhëtimin.

Në rrethin e fundit të sanksoneve, Departamenti i Thesarit goditi 11 njerëz të identifikuar si zyrtarë të lartë separatistë në Ukrainën lindore, shkruan REL, transmeton neësbomb.al.

 "Ky veprim nënvizon kundërshtimin e Qeverisë së SHBA-së ndaj okupimit rus të Krimesë dhe refuzimin e fuqishëm për të njohur aneksimin e gadishullit," tha përmes një deklarate Departamenti amerikan i Thesarit.

Sanksionet po ashtu godasin disa zyrtarë rusë, përfshirë zëvendësin e ministrit të Energjisë Andrei Cherezov.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Spitali përfshihet nga flakët, të paktën 37 persona kanë humbur jetën
»
Article Logic
Execution time: 0.013431072235107
array(1) { ["section"]=> string(57) "konflikti-ne-ukraine-shba-shpall-sanksione-te-reja-108075" }