Një ngjarje e rëndë ka nodhur pasditen e sotme në rrugën “Pjetër Budi” në Tiranë, ku në një banesë të marrë me qira janë konfliktuar një 26 vjeçar dhe një 31 vjeçare.
Mësohet se Kliton Pira ka goditur me thikë shtetasen e huaj Jawsackie Jaboah dhe më pas është hedhur nga kati i 8-të, ku për pasojë ka ndërruar jetë në vend.
31 vjeçarja, e cila dyshohet se është me shtetësi nga Gana, është dërguar menjëherë në spital, por fatkeqësisht nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
“Rreth orës 18:00, në bulevardin “Gjergj Fishta” në një banesë me qira ditore, gjatë një konfliktit të çastit, shtetasi me iniciale K. P., 26 vjeç, dyshohet se ka goditur me thikë një shtetase të huaj me iniciale J. J, 31 vjeçe, dhe më pas është hedhur nga lartësia dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
31-vjeçarja u dërgua menjeherë në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.