Tirana
clear sky
31.5 ° C
31.5 °
31.5 °
51 %
5.7kmh
0 %
Mar
30 °
Mër
37 °
Enj
38 °
Pre
38 °
Sht
35 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Konflikti në Rripin e Gazës merr 107 jetë, kryeministri i Izraelit nuk heq dorë: Grupi islamik do të paguajë një çmim të rëndë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Në ditën e pestë të luftimeve ushtria Izraelite ka intensifikuar sulmet e saj ndaj Gazës, teksa militantët palestinezë vazhdojnë të gjuajnë me raketa në Izrael.

Sipas BBC, në Gaza gjatë mbrëmjes së djeshme ka patur bombardime të mëdha. Anije me armë, avionë luftarakë dhe helikopterë me ushtarë kanë zbarkuar në atë zonë.  Që prej ditës së hënë kur filluan luftimet më shumë se 100 persona kanë humbur jetën në Gaza dhe shtatë persona në Izrael.

Në një deklaratë të lëshuar gjatë orëve të para të mëngjesit së ditës së sotme kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu tha se operacionet ushtarake izraelite kundër militantëve palestinezë në Gaza do të vazhdojnë për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

Ai tha se Hamas, grupi islamik që sundon në Gaza do të paguajë një çmin të rëndë.  Ndërsa, një zëdhënës ushtarak i Hamasit tha se një grup është gati ti japë një “mësim të mirë” ushtrisë izraelite nëse vendos të sulmojë me ushtarë në tokë.

Dhuna e kësaj jave na Gaza dhe Izrael është më e keqja që prej vitit 2014. Fillimisht u nxit nga disa javë tensioni izraelito-palestinez në Jeruzalemin Lindor që më pas çoi në përplasje në një vend të shenjtë të nderuar nga myslimanët dhe hebrenjtë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img