Hapësire reklamuese

Aktualitet

Konflikti në Izrael, sulme të fuqishme me raketa pranë ambasadës shqiptare

Shkruar nga Newsbomb
Konflikti në Izrael, sulme të fuqishme me raketa pranë

Luftime dhe sulmet me raketa mes Hamasit dhe Izraelit kanë prekur edhe ambasadën shqiptare në Ramat Gan të Izraelit. 

Lajmi është bërë me dije nga ambasada shqiptare në Izrael, e  cila shkruan të “Twitter” se  një goditje me raketë ka qenë shumë pranë godinës së tyre dhe asaj austriake.

“Goditje raketash në Ramat Gan, pranë ambasadës shqiptare gjithashtu, midis breshërive të mëdha në Izraelin qendror.Shumë të shqetësuar nga sulmet pa kriter nga Hamasi në Izrael. Civilët nga të gjitha anët duhet të mbrohen dhe kjo situatë shpërthyese duhet të de-përshkallëzohet”, shkruan ambasada shqiptare në “Tëitter” teksa shpërndan postimin e ambasadës austriake.

Ndërsa ambasadorja e austriake në Izrael Hannah Liko shkruan se sapo pati një goditje rakete në Ramat Gan, pranë godinës së tyre, por për fat të mirë të gjithë personat që ndodheshin atje, janë mirë dhe të sigurtë.

“Sapo pati një goditje rakete në Ramat Gan – afër Ambasadës Austriake. Për fat të mirë të gjithë jemi të sigurt. Kjo duhet të ndalet menjëherë!”, shkruan ambasadorja austriake në Izrael Hannah Liko.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu