Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Konflikti Nano-Berisha kishte arritur kulmin”, ish-kryeministri: Arsyetova dhe nxora në skenë dy fytyra të reja si Majko dhe Meta

Shkruar nga Newsbomb
“Konflikti Nano-Berisha kishte arritur kulmin”, ish-kryeministri:
Ilir Meta - Fatos Nano

Ish-kryeministri Fatos Nano ka folur për dorëheqjet e tij gjatë karrierës politike dhe rikthimet sërish në skenë.

Ai u shrpeh në emisionin “Opinion” se dorëheqjet e tij kanë qenë të llogaritura, ashtu siç kishin qenë edhe futja në skenën politike të Pandeli Majkos dhe Ilir Metës.

“Kur dhashë dorëheqjen si kryetar partie dhe thirra kongresin në 1998 për 1999, llogarita që do t’i jepja kohë vetes të dilja nga zinxhirët e kryetarit dhe për të marr një tur në bazën e partisë, për të përgatitur kongresin dhe natyrisht për t’i tronditur mbështetësit e panumërt të Nanos me idenë që: Ore, mos na ikën me gjithë mend ky. Dhe funksionoi. Rikthimi ishte i kalkuluar, fitova kongresin, rikthimin në qeveri. Unë u largova në fund të ‘98, për një arsye thelbësore. Ballafaqimi dhe konflikti Nano – Berisha për shkak të Berishës, kishte arritur kulmin dhe nuk dihej si përfundonte. Atëherë arsyetova, që po nxjerr dy fytyra të reja që ishin Majko e Meta. Dhe ralisht konflikti u zbut, për një kohë që i shërbeu administrimit të krizës së Kosovës. Kanë qenë të kalkuluara rikthimet. Nuk mund t’i dorëzohesh kollaj kësaj ngasjes, qarkullimi i elitave, pse rrini, pse nuk ikni…. Në politikë të mban vota”, u shpreh Nano.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll