Hapësire reklamuese

Bota

Konflikti me SHBA, Irani paralajmëron kundërpërgjigje ndaj çdo agresioni

Shkruar nga Newsbomb

Republika Islamike e Iranit ka paralajmëruar se është i përgatitur dhe do të reagojë ashpër ndaj çdo agresioni të mundshëm kundër tij.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Abbas Mousavi ka deklaruar se Irani nuk do të lejonte shkeljen e kufijve të vet. Ai tha se Irani do t’i bënte ballë me vendosmëri çdo agresioni apo kërcënimi nga SHBA.

Zyrtarë të lartë britanik kanë bërë të ditur se do të bëjnë disa takime në Teheran për shkak të situatës të krijuar atje. Ata do të bëjë thirrje për qetësim të gjendjes në rajon, si edhe do të diskutojë lidhur me kërcënimin e Iranit për t’u tërhequr nga marrëveshja për armët bërthamore me Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar.

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se kishte hequr dorë nga një goditje ushtarake ndaj Iranit sepse një përgjigje e tillë ndaj rrëzimit të dronit amerikan nga ana e Teheranit, do të shkaktonte humbjen e jetës së një numri të madh njerëzish.

Në një sërë postimesh në rrjetin social Tëitter, presidenti Trump tha se sanksionet ekonomike ndaj Iranit, po jepnin efekt dhe sanksione të tjera ishin vendosur po ashtu pas shkatërrimit të dronit amerikan nga një raketë iraniane tokë-ajër.

Trump bëri me dije se plani kishte qenë për të goditur tre objektiva të ndryshme në përgjigje të rrëzimit të dronit dhe se i kishin thënë se 150 vetë do të kishin humbur jetën si pasojë e tyre dhe për këtë arsye ai ishte tërhequr.

Vendimi amerikan për t’u tërhequr nga goditjet ushtarake ndaj Iranit, duket se shmang një konflikt të mundshëm të armatosur që do të përfshinte pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme.

Sondazh

Poll