Tirana
broken clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
82 %
0.5kmh
75 %
Hën
21 °
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
20 °
E hënë, 18 Tetor, 2021
spot_img

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli, reagon Shkëlqim Leskaj: Jam në detyrë sipas ligjit, akuzat ndaj meje spekulime që të dëmtojnë imazhin e UKV

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Konflikti mes kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Lelit dhe drejtorit të Ujësjellësit Kanalizimeve Vlorë, Shkëlqim Leskaj ka filluar në datën 4 gusht. Në këtë datë, drejtori Leskaj, ka firmosur dorëheqjen nga posti i tij, mirëpo më pas  ka dashur ta tërheqë, por Leli nuke k a pranuar.

Më pas mësohet se më 15 shtator, kryebashkiaku Leli ka kërkuar nga drejtori i UKV, Shkëlqim Leskaj që të lirojë zyrën, por ky i fundit nuk ka pranuar madje e ka mbyllur derën me çelës. E gjithë kjo situatë ka bërë që Leli dhe Leskaj të përfundonin në policinë e Vlorës.

Ditën e sotme drejtoria e Ujësjellësit Kanalizimeve Vlorë, ka reaguar nëpërmjet një deklarate ku thekson se drejtori Shkëlqim Leskaj vijon të mbetet në detyrë dhe të gjithë akuzat dhe spekullimet e bëra ndaj tij ishin spekullime.

Në deklaratë, Leskaj ka mohuar akuzat që vijnë në drejtim të tij, sipas së cilit nuk ka marrë asnjë vulë apo procesverbal siç pretendohet, e ndërsa vë theksin se gjatë kësaj kohe ai nuk ka nënshkruar asnjë kontratë as për sahatët, klorinimin dhe as për uniformat e punonjësve.

Deklarata e plotë:

“Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Vlorë, nëprëmjet kësaj deklarate për shtyp, kërkon të sqarojë opinionin publik në lidhje me situatat e pasqyruara nga disa media dhe portale për disa mos marrëveshje të lindura gjatë një mbedhje të organizuar në zyrën e kreut të Shoqërisë,  mes administratorit të Ujësjellës Kanalizime Vlorë, Zotit Shkëlqim Leskaj dhe kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Zotit Dritan Leli.

Ju bëjmë me dije se nuk ka asnjë ndërprerje të veprimatrisë së Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Vlorë, duke vijuar realizimin normalisht të të gjitha detyrave në shërbim të qytetarëve dhe klientëve tanë, si familjarë ashtu edhe privatë.

Drejtori Shkëlqim Leskaj është në krye të detyrës, duke ushtruar kompetencat e tij, në zbatim  të Ligjit Nr. 9901, datë 14.04.2008 për “Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare”.

Kreu i Shoqërisë, mëngjesin e kësaj të marte, datë 21.09.2021, zhvilloi normalisht mbledhjen e mëngjesit, duke ndarë edhe detyrat përkatëse për të gjithë Sektorët e Ndërmarrjes.

Sqarojmë se:

1.    Zoti Shkëlqim Leskaj vijon të qëndrojë në detyrë, brenda të gjitha tagrave që i atribuohen sipas legjislacionit në fuqi.

2.    Zoti Leskaj, vijon të jetë i rregjistruar pranë QKR, si subjekt i legjitimuar në cilësinë e Administratorit të Shoqërisë.

3.    Nuk ka patur asnjë “grabitje” nga titullari sa i përketë vulave dhe librave të protokollëve sikundër pretendohet, ato qëndrojnë sipas legjislacionit në selinë e Shoqërisë.

4.    Gjatë kësaj periudhe nga ana e Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Vlorë dhe administratorit të saj, nuk janë nënshkruar kontrata tenderuese për kontatorët matës së ujit (sahatët), klorinimin dhe uniformat e punonjësve.

Gjatë një viti në krye të Ujësjellës Kanalizime Vlorë, Zoti Shkëlqim Leskaj ka drejtuar me përkushtim të plotë në drejtim të shërbimit ndaj qytetarëve, duke qenë maksimalisht i angazhuar dhe i pranishëm kudo në terren, edhe jashtë orarit zyrtar, përfshire edhe orët e vona të natës, për tu dhënë zgjidhje efektive dhe në kohë sa më të shkurtër të gjitha problematikave të shfaqura në rrjetin e ujësjellësit dhe të kanalizimeve.

Të gjitha akuzat e ngritura ditët e fundit në adresë të Zotit Leskaj, janë spekullime, me qëllim dashakeqës për të prishur imazhin e kreut të kësaj Shoqërie dhe për të përbaltur të gjithë aktivitetin dhe energjitë e harxhuara prej tij gjatë gjithë kësaj detyre që po e vazhdon me përkushtim të plotë”, thuhet në deklaratë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img