Hapësire reklamuese

Aktualitet

Konflikti me armë, parandalohet vrasja e 2 personave në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb

Shërbimet e Policisë të Komisariatit të Polcisë Nr. 5 Tiranë, pas marrjes së informacionit se në Valias po ndodhte nje konflikt i ashpër midis disa personave, bënë të mundur parandalimin e vrasjes së dyfishtë.

Policia arrestoi në flagrancë dy shtetas: B.S., 40 vjeç, banues ne Valias.dhe S.S., 39 vjeç , banues në Valias, i dënuar më parë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” .

Gjithashtu falë veprimeve të shpejta është bërë e mundur edhe bllokimi i armës së zjarrit Kallashnikov me dy karikatore me fishekë, me të cilën këta dy shtetas dyshohet se do vrisnin dy shtetasit e tjerë të përfshirë në konflikt.

Po në cilësinë e provës materiale është bllokuar dhe automjeti i autorëve të kësaj ngjarjeje tip Porsche Cayenne.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur ne tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll